English

Koalicioni qeverisës në Kosovë ia hedh krizës, rikonfirmohet aleanca PDK-LDK

Prishtinë, 21 nëntor, NOA - Ndërçi politik që kaploi dje qeverisjen dhe politikën në tërësi të shtetit të Kosovës, duket se është zgjidhur dhe tashmë gjërat do të funksionojnë si më parë.

Lajmi i mirë mbërriti nga Prishtina zyrtare, ku është rikonfirmuar sërish koalicioni qeverisës mes Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, megjithë qëndrimet kundërthënëse të dy netëve më parë.

Partia Demokratike e Kosovës nga ana e saj deklaroi zyrtarisht se ajo mbetet fuqimisht e përkushtuar për stabilitetin funksional të institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës dhe procesin e shtet ndërtimit.

Ndërsa Lidhja Demokratike të Kosovës deklaroi nga ana e saj tha përmes një deklaratae zyrtare se ajo ka si synim parësor qëndrueshmërinë e vendit.

Koalicioni qeverisës në Kosovë mes PDK dhe LDK u komentua të ishte në rrezik, pasi thuhej se LDK kishte lidhur koalicion me partitë e tjera për në balotazh dhe PDK mesa duket, nuk u duk e kënaqur nga një veprim i tillë.

Lajmi u pasua nga një atmosfere paqëndrueshmërie politike në Kosovëk, e cila u thellua edhe më shumë nga një deklaratë e PDK-së, e cila citonte konkretisht se

"pas konstatimit të shkeljeve së marrëveshjes së koalicionit nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ajo kishte vendosur që të rishqyrtonte ose të riformatinte koalicionin qeverisës në nivel qendror".

Por gjithçka është mbyllur pa lejuar prishjen e koalicionit e duke bërë që të nisë një ditë e mbarë për zhvillimet politike në shtetin më të ri të botës.

n.e/NOA

KOMENTE