English

Në Fushë Krujë do ndërtohet një shtatore e ish-presidentit të SHBA, George Bush

Fushë Krujë, 21 nëntor, NOA - Qyteti i Fushë-Krujës planifikon të ngrejë një shtatore të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, George Bush për ta përkujtuar vizitën e tij në vitin 2007, kur presidenti amerikan u prit si hero.

Kryetari i bashkisë së Fushë-Krujës, Ismet Mavriqi tha se shtatorja do të zbulohet në Sheshin Bush në qendër të qytetit në 10 qershor, 2010, kur mbushen plot tri vjet nga vizita e ish presidentit amerikan. "Po të pyetesha unë, do të doja që shtatorja të jetë e lartë tri metra dhe të punohet nga bronzi, sepse ajo e kap si duhet imazhin e tij prej ecjes me energji", e transmeton Reuters kreun e bashkisë së Fushë Krujës.

NOA-INA

Â

Â

KOMENTE