Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Në Kosovë shënohet vdekja e dytë nga infektimi me virusin e gripit të derrit
English

Në Kosovë shënohet vdekja e dytë nga infektimi me virusin e gripit të derrit

Prishtinë, 21 Nëntor NOA - Një e re nga Kosova humbi jetën sot pasi ishte prekur nga virusi i rrezikshëm AH1N1 që njihet ndryshe edhe si gripi i derrave.

Lajmin e konfirmuan burime zyrtare në Klinikën Infektive në Prishtinë të cilat thanë se H. H., 25-vjeçare nga Prizreni, ka vdekur sot, si pasojë e infektimit nga gripi i derrit.

Faik Hoti, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë, ka bërë të ditur se pacientja ishte shtruar këtë të mërkurë, në orët e pasdites në Klinikën Infektive, kurse tetë ditë më përpara ishte trajtuar në mënyrë ambulatore nga mjekët në Prizren.

Shemsedin Dreshaj, drejtor i Klinikës Infektive, ka shpjeguar se e sëmura ka ardhur në gjendje të rëndë klinike, me shenja të insuficiencës kardio-respiratore, me pleuro-pneumoni të anës së majtë dhe pneumoni të anës së djathtë.

"E sëmura tërë kohën ka qenë e trajtuar me Tamiflu, antibiotikë, kortizonikë, oksigjenoterapi, plus terapi tjetër mbështetëse", citohet Dreshaj, në një komunikatë të shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë.

Pacientja, të enjten pas mesnatës, për shkak të përkeqësimit kontinual të gjendjes është intubuar dhe është vendosur në respirator në Klinikën Infektive. "Përkundër terapisë së lartshënuar, gjendja e të sëmurës në mënyrë të përnjëhershme përkeqësohet të shtunën dhe në orën e 9: 50 minuta përfundon më vdekje me tablo klinike të një insuficiencë akute kardiorespiratore", thuhet në komunikatë.

Kjo është viktima e dytë nga virusi A/H1N1 në Kosovë. H. E, 31 vjeçar, nga fshati Baincë i Drenasit, vdiq të shtunën e kaluar, më 14 nëntor.

Edhe ai ishte paraqitur te mjeku me vonesë, pas rreth dy javë e gjysmë, pasi i ishin paraqitur shenjat e para të gripit.

Ministria e Shëndetësisë dhe mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve që të kontaktojnë me mjekun e familjes, sapo të vërejnë shenja të dyshimta të gripit, sepse paraqitja me vonesë e bën të diskutueshëm mjekimin e plotë të rasteve të rënda.

a.b/NOA

KOMENTE