Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Opozita sot në ditën e dytë të protestës, deputetët kaluan natën para Kryeministrisë
English

Opozita sot në ditën e dytë të protestës, deputetët kaluan natën para Kryeministrisë

Tiranë, 21 nëntor, NOA - Sot zhvillohet dita e dytë e protestës maratonë që opozita ka iniciuar që nga dita e djeshme në emër të kauzës së transparencës së zgjedhjeve, me thirrjen kryesore, atë të hapjes së kutive të votimit të 18 qershorit.

Pas një proteste të zhvilluar pa incidente mbrëmjen e djeshme, sot shënohet dita e dytë e saj, në të cilën do të vijojë ngujimi i deputetëve socialistë dhe përkrahësve të tyre para zyrës së kryeministrit Berisha.

Mësohet se në sheshin para Kryeministrisë janë vendosur që dje në mbrëmje 25 çadra, brenda të cilave e kanë kaluar natën 20 deputetë socialistë dhe mbështetës të Partisë Socialiste.

Ndërkaq, dita e nesërme do të shënojë edhe fundin e protestës së paralajmëruar, përmes së cilës opozita synon që të ketë patjetër një përgjigje nga ana e mazhorancës për hapjen e kutive, në të kundërt, ka paralajmëruar marrjen e masave ekstreme.

Ashtu siç u deklaruan edhe dje nga krerët e opozitës në sheshin e protestës ato nënkuptojnë protesta masive dhe bllokim të rrugëve kombëtare, mosbindje civile dhe deri në përdorimin e forcës dhe të dhunës publike për hapjen me çdo kusht të kutive të votimit.

n.e/NOA

KOMENTE