English

Skandali me bastet e futbollit, në 2009 u manipuluan 200 ndeshje në 9 shtete

Bohum, 21 nëntor, NOA - Bota e futbollit evropian po njihet me skandalin më të madh të mashtrimit që është konstatuar ndonjëherë.

Bëhet fjalë për shifrat e zbuluara së fundmi, të cilat tregojnë se gjatë këtij viti janë manipuluar të paktën 200 ndeshje në nëntë vende,.

Mes tyre madje prokurorët pohojnë se bëhet fjalë edhe për ndeshje të Champions League apo të Ligës Evropiane.

Vetëm në Gjermani mendohet të jenë prekur 32 takime, nga kategoria e dytë e poshtë dhe për këtë gjë, në këtë shtet deri tani janë arrestuar 15 persona.

Thuhet se edhe Ante Sapina, i përfshirë njëherë në skandalin e basteve gjendet në paraburgim.

n.e/NOA

KOMENTE