Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sondazhi, Automjeti i vitit 2010 shpallet makina amerikane Ford Fusion
English

Sondazhi, "Automjeti i vitit 2010" shpallet makina amerikane "Ford Fusion"

Uashington, 21 nëntor, NOA - "Automjeti i vitit 2010" është çmimi i vënë për makinën më të mirë të modeluar së fundmi, fituar nga amerikania "Ford Fusion".

Kjo sipas përzgjedhjes së realizuar nga revista amerikane "Motor Trend", ku mësohet se kanë konkurruar 23 modeleve të reja dhe të avancuara makinash.

"Fusion" është njëri prej 10 automjeteve më të shitura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është regjistruar si model për vitin 2010.

Ndërkaq, megjithë efektet ekrizës botërore financiare, marka amerikane e prodhimit të makinave "Ford" ka arritur të shënojë një përfitim prej një miliardë dollarësh në tremujorin e tretë të këtij viti.

Ai cilësohet edhe si prodhuesi i vetëm i madh amerikan i automjeteve që ka dalë nga kriza pa mbështetjen e qeverisë amerikane, kurse kompanitë e tjera, deri tek GM, kanë marrë financime për të mos falimentuar në kuadrin e krizës financiare që preku mbarë botën, duke nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

KOMENTE