English

Të drejtat e fëmijëve, 20 vjet nga Ratifikimi i Konventës

Dhurimi i gjakut, Liri Berisha fushatë për talasemikët

Tiranë, 21 Nëntor NOA - Me rastin e 20-vjetorit të Ratifikimit të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve Fondacioni "Fëmijët Shqiptarë", me Presidente Zj. Liri Berisha, organizuan një sfilatë me fëmijë në ambientet e pallatit të Brigadave.

Aktiviteti i cili vijonte me fushatën sensibilizuese "Dhuro për Jetën" për dhurimin vullnetar të gjakut, apelonte për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve si dhe sensibilizimi dhe edukimi i fëmijëve që në vegjëli, duke e shndërruar dhurimin vullnetar të gjakut në kulturë të përgjithshme për shoqërinë tonë.

Në këtë ceremoni, nuk munguan mesazhet e thjeshta që vet fëmijët përpiqeshin të përcillnin te të pranishmit, të rritur dhe të përgjegjshëm për rëndësinë e kësaj ngjarjeje. Në fjalën e saj përshëndetëse, Znj.Berisha i njohu të gjithë me qëllimin human të kësaj veprimtarie në pamje të parë argëtuese dhe emocionuese, kërkoi të përcjellin mesazhin e ndjeshmërisë ndaj të sëmurëve talasemikë që kanë nevojë për gjak, kërkoi që të mos rreshtim për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve, pasi çdo jetë njerëzore është e shtrenjtë dhe duhet mbrojtur.

Ndër të tjera, Znj. Berisha theksoi se fëmijët në gjuhën dhe mënyrën e tyre sot apelojnë për të drejtën më themelore "të Drejtën për të Jetuar".

Apeli i tyre është dhuroni gjak për jetën - për bashkëmoshatarët tanë talasemikë. Fëmijët sfilojnë me veshje të stilistes Enada At'Nikolla, ku në të gjithë aktivitetin spikaste ngjyra e kuqe dhe e bardha.

Të ftuar në këtë aktivitet ishin përfaqësues nga organizata ndërkombëtare si dhe përfaqësues të shoqatave dhe institucioneve kombëtare.

Pas përfundimit të veprimtarisë, për të gjithë fëmijët u dhurua libri "Trupi ynë" që në vetvete është një kujdes dhe merak për çdonjërin prej fëmijëve që vjen në jetë dhe ka të drejtën për ta jetuar.

Ceremonia u mbyll me çaste mbresëlënëse dhe fotografi të shumta mes te ftuarve, bashkëpunëtorë e miqësitë të reja që u krijuan mes prindërve dhe fëmijëve.

KOMENTE