Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dy vëllezër binjakë masakrojnë me sende të forta një 29-vjeçar
English

Dy vëllezër binjakë masakrojnë me sende të forta një 29-vjeçar

Gjirokastër, 22 nëntor NOA - Dy vëllezër binjakë masakrojnë me sende të forta një 29-vjeçar në sy të familjes së tij.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme kur 29-vjeçari Dhimitraq Tore i cili po drejtonte automjetin tip-Mitsubishi me targa Greke ZIM 6088, dhe lëvizte nga fshati Nukovë në drejtim të Greqisë së bashku me familjen e vet, në qendër të fshatit Valare ka debatuar me një banor të fshatit Valare, konkretisht me 24-vjeçarin Miklovan Ngjelina.

Sipas policisë sherrit për motive të dobëta iu bashkua edhe vëllai i 24-vjeçarit Lordjan Ngjelina të cilët bashkë kanë goditur me grushte dhe sende të forta Dhimitër Toren.

Policia e njoftuar për ngjarjen nga nje telefonatë u vu menjëherë në lëvizje për të neutralizuar sherrin.

Burime nga policia thanë se Dhimitër Tore u transportua për në Spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ku aktualisht ndodhet i shtruar në spital me dëmtime të lehta në trup pa rrezik për jetën.

Ndërsa dy vëllezërit Miklovan dhe Lordjan Ngjelina kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së grupit të gatshëm me qëllim shmangien e shoqërimit të tyre për në polici.

Në ndihmë të forcave të policisë që ishin në vendngjarje kanë shkuar edhe forca të tjera të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër ku konform ligjit është bërë shoqërimi i tyre forcërisht për në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër.

Dy vëllezërit u arrestuan për veprën penale të "Plagosjes së lehtë me dashje kryer në bashkëpunim", dhe "Kundërshtim i punonjësve të Policisë të rendit publik kryer në bashkëpunim".

k.k/NOA

Â

KOMENTE