English

Irani ka nisur manovrat ajrore për mbrojtjen e instalimeve bërthamore

Teheran, 22 Nëntor NOA - Irani ka filluar manovrat ajrore që kanë për qëllim mbrojtjen e instalimeve bërthamore të këtij vendi në rast të sulmit të mundshëm, ka bërë të ditur Televizioni shtetëror iranian.

Stërvitjet 5 ditore do të mbahen në një të tretën e territorit të Iranit, përkatësisht në pjesët qendrore, jugore dhe perëndimore të vendit. Bashkësia ndërkombëtare akuzon Iranin se po punon për prodhimin e armatimit bërthamor, citon radio RFE.

Teherani këtë e mohon duke insistuar se programi i tij bërthamor ka qëllime civile, përkatësisht prodhimin e energjisë.

KOMENTE