Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Luftë deklaratash për kutitë e votimit, PS: Pse nuk duam rinumërim votash
English

Luftë deklaratash për kutitë e votimit, PS: Pse nuk duam rinumërim votash

Tiranë, 22 Nëntor NOA - Deklarata se opozita nuk kërkon rinumërim të votave por hetim të zgjedhjeve, e cila ndezi reagimin e PD që u tregua e hapur të bashkëpunojë për komision parlamentar hetimor, është sqaruar para pak çastesh nga zëdhënësja e Partisë Socialiste, Armela Imeraj e cila doli në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp duke akuzuar se "Berisha po mashtron sërish".

Ndërsa ka sqaruar deklaratën e bërë pasdite: "E kemi thënë gjithnjë nuk duam rinumërim të votave për efekt të mandateve, por hetim të zgjedhjeve, duke filluar sigurisht nga kutitë, nga hetimi i numrit të votave, nga listat e votuesve dhe procesverbalet në kuti", - deklaroi Imeraj.

Ndërsa në përfundim, komentoi: "E kanë marrë vesh të gjithë që Sali Berisha e di se nuk i ka në kuti votat për të justifikuar mandatet që ka marrë. Po duke mbajtur peng kutitë do t'i humbasë të gjitha mandatet".

Reagimi i PD i nxitur nga deklarata e PS

Partia Demokratike deklaroi para pak çastesh se i ofron opozitës të drejtojë një komision hetimor parlamentar për zgjedhjet dhe paralajmëron edhe tërheqjen e anëtarëve të saj për të bërë të mundur që kontrollin ta ketë e majta.

Pohimi u bë nga Erla Mëhilli, zëdhënëse e PD e cila foli edhe për deklaratën e bërë pasdite nga zëdhënësja e Partisë Socialiste, Armela Imeraj se opozita nuk kërkon rinumërim të votave por hetim të zgjedhjeve.

"Më në fund dhe për here të parë që nga 28 Qershori, zëdhënësja e PS, Imeraj, deklaroi në emër të opozitës se opozita nuk kërkon rinumërim të votave as ndryshimin e vendimit të Gjykatës por kërkon hetim parlamentar të zgjedhjeve".

"PD deklaron se mbetet e gatshme dhe e hapur për krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në përputhje me Kushtetutën, ligjin organik të Komisioneve Parlamentare dhe Gjykatës Kushtetuese për objektin e hetimit të Komisionit Parlamentar". - deklaroi Mëhilli.

Ajo më tej shtoi: "PD i përmbahet angazhimit të saj publik se në këtë komision, pavarësisht se ligji i Komisioneve Parlamentare parashikon në mënyrë taksative që mazhoranca ka shumicën e komisionit, të krijojë pas zgjedhjes se Komisionit mundësinë që shumicën ta ketë opozita duke tërhequr anëtarët e saj prej tij".

Deklarata e PS që solli valën e replikave

Tiranë, 22 Nëntor NOA - Partia Socialiste reagoi sot mbi deklaratat e kryeministrit se nuk ka gjasa të hapen ndonjëherë kutitë e votimit të 28 qershorit dhe akuzoi Ramën se po mashtron qytetarët.

Zëdhënësja e PS, Armela Imeraj, akuzoi se është Sali Berisha që e mbështet mbi mashtrimin moshapjen e kutive, jo opozita.

Kurse njoftoi: "Ne nuk kërkojmë rinumërim të votave po hetim të zgjedhjeve".

"Ne, - vijoi Imeraj, - s'kemi punë me vendimin e gjykatës për zgjedhjet, po me të drejtën e parlamentit për të hetuar me ligj procesin zgjedhor".

Kurse shtoi: "Në qoftë se Sali Berisha nuk do hapjen e kutive le ti hapë rrugë zgjedhjeve të reja".

e.r/NOA
KOMENTE