Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD i ofron opozitës të drejtojë një Komision Hetimor Parlamentar për zgjedhjet
English

PD i ofron opozitës të drejtojë një Komision Hetimor Parlamentar për zgjedhjet

Tiranë, 22 Nëntor NOA - Partia Demokratike deklaroi para pak çastesh se i ofron opozitës të drejtojë një komision hetimor parlamentar për zgjedhjet dhe paralajmëron edhe tërheqjen e anëtarëve të saj për të bërë të mundur që kontrollin ta ketë e majta.

Pohimi u bë nga Erla Mëhilli, zëdhënëse e PD e cila foli edhe për deklaratën e bërë pasdite nga zëdhënësja e Partise Socialiste, Armela Imeraj se opozita nuk kërkon rinumërim të votave por hetim të zgjedhjeve.

"Më në fund dhe për here të parë që nga 28 Qershori, zëdhënësja e PS, Imeraj, deklaroi në emër të opozitës se opozita nuk kërkon rinumërim të votave as ndryshimin e vendimit të Gjykatës por kërkon hetim parlamentar të zgjedhjeve".

"PD deklaron se mbetet e gatshme dhe e hapur për krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në përputhje me Kushtetutën, ligjin organik të Komisioneve Parlamentare dhe Gjykatës Kushtetuese për objektin e hetimit të Komisionit Parlamentar". - deklaroi Mëhilli.

Ajo më tej shtoi: "PD i përmbahet angazhimit të saj publik se në këtë komision, pavarësisht se ligji i Komisioneve Parlamentare parashikon në mënyrë taksative që mazhoranca ka shumicën e komisionit, të krijojë pas zgjedhjes se Komisionit mundësinë që shumicën ta ketë opozita duke tërhequr anëtarët e saj prej tij".

e.r/NOA - Lexoni si erdhi reagimi: PS, me qëndrim zyrtar: Nuk kërkojmë rinumërim të votave, po hetim të zgjedhjeve

KOMENTE