Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qendrat sociale, në 2010 shtohet kuota ushqimore
English

Qendrat sociale, në 2010 shtohet kuota ushqimore

Tiranë, 22 nëntor NOA - Shtohen kuotat ushqimore për fëmijët jetimë, të moshuarit e azileve, fëmijët dhe gratë që janë viktima të trafikut dhe dhunës në familje.

Sipas Shërbimit Social Shtetëror, që nga data 1 janar i vitit 2010, kuota ushqimore për këto kategori të cilët jetojnë në qendrat e zhvillimit social, ato rezidenciale dhe ditore do të rritet me 60 lekë më shumë në ditë.

"Fëmijët 0-3 vjeç që jetojnë në qendrat tona rezidenciale përfitojnë kuotë ditore nga 230 lekë në 290 lekë, fëmijët e moshës 3-6 vjeç që nga 1 janari i vitit të ardhshëm nga 250 lekë rritet në 300 lekë, fëmijët e moshës 6-15 vjeç do të kenë kuotën ditore nga 260 lekë në 320 lekë.

Për të moshuarit në azile kuota ditore ushqimore do të rritet nga 220 lekë në 280 lekë, për personat që jetojnë në qendrat e zhvillimit social kuota ushqimore do të bëhet 330 lekë nga 270 që është aktualisht ndërsa për qendrat ditore polivalente kuota ditore e ushqimit rritet në 210 nga 170 lekë që është aktualisht", tha drejtori i Shërbimit Social Shtetëror Mihal Naço.

Drejtori Naço ka deklaruar se rritja do të përmirësojë cilësinë e jetës së këtyre kategorive në nevojë.

Sipas Shërbimit Social Shtetëror, për vitin 2009 buxheti i shtetit për përkrahjen sociale që përfshin dhe shpenzimet për ushqimin ishte llogaritur në shifrën e 238 milionë lekëve të vjetra.

b.m/NOA

KOMENTE