Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rikthehet në Shkodër Danish Jukniu
English

"Rikthehet" në Shkodër Danish Jukniu

Nga Milena Selimi

Tiranë, 23 Nëntor NOA - Nuk është e largët thënia se "Shkodra është qyteti i artit dhe shkodranët mbruajtës të tij".

Të parët artistë pamorë si Idromeno e Marubi u bënë një pikë e qëndrueshme dhe referencë artistike për piktorët e talentuar dhe krejt të veçantë prej njëri-tjetrit si Jakup Keraj 1933-1987, Ismail Lulani 1933-2002 e Danish Jukni 1934-2003.

Ata janë tre piktorë të rëndësishëm të historisë së pikturës realiste në Shqipëri.

Është hapur dje në Galerinë e Arteve në Shkodër, ekspozita me vepra të piktorit Danish Jukniu (1934 - 2003), piktorit të guximshëm dhe modernist, që theu kufijtë e artist socialist në telajo.

Ky aktivitet është bashkëpunim i GA-së Shkodër me koleksionin privat "Preval" të Shirazi dhe Aida Kastratit.

Ekspozita përmbledh vepra të fondit të GA-së Shkodër dhe një numër veprash te paekspozuara më parë të autorit Danish Jukniu, pronë e koleksionit të sipërpërmendur.

***

Ai i ka qëndruar kaq pranë pikturës, aspak si akt, por si domosdoshmëri jetike, sa të detyron ta kërkosh për kudo delikatesën e tij artistike.

Nëse ke fatin ta zbulosh, të jep një kënaqësi të mendueshme. Nëse ke fatin ta ndjesh, të rifton të komunikosh me gjithçka që ke zbuluar në pikturën e Danishit dhe për Danishin.

Rasti i artistit Jukniu ishte "Një absurd i veçuar nën një sistem vlerash të përkufizuara qartë nga i ashtuquajturi ‘art i realizmit socialist', ku personazhe si ai në një farë mënyre kishin grumbulluar rreth vetes privilegjin e disa sekreteve të pathëna në zbulim të artit", shprehet për të një nga nxënësit e tij, piktori Vladimir Myrtezai.

Por cila qe filozofia e tij? Myrtezaj kujton se "Në thelb i hapur me një kureshtje të palodhur, me një kulturë të madhe për fenomenet, historinë, popujt dhe kulturat e ndryshme. Një vëmendje të madhe për natyrën, artikulime të ndryshme e kritike për artin. Piktura e tij sot duhet të qëndrojë në pazëllin historic të artit, në majat e epokës që ai jetoi. Kjo racë njerëzish e ka riciklimin të vonë, por nën sepetet e nënndërgjegjes së species ajo krijon nënshtresën e ruajtur me kujdes nga të gjithë ata që luftuan ta zbulojnë qenien dhe jo vetëm tharmin e artit të tij, por dhe vetë modelin e humbur që duhen kohë të tilla absurde për ta rizbuluar".

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 30 nëntor 2009.

m.s/e.r/NOA

Â

KOMENTE