Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli: Askush nuk cenon ligjshmërinë dhe punën e Parlamentit e të qeverisë
English

Topalli: Askush nuk cenon ligjshmërinë dhe punën e Parlamentit e të qeverisë

Tiranë, 22 nëntor NOA - Kryetarja e Kuvendit në aktivitet e mbajtur sot në Parlament, me rastin e 20 Vjetorit të nënshkrimit të Konventës së OKB për të drejtat e fëmijëve u shpreh se "askush nuk mund të dalë mbi sistemin e demokracisë"

"Ky është 20 vjetori i domethënie të madhe në këtë 20 vjetor të konventës së të Drejtave të Fëmijëve, kur Shqipëri ka arritur momentet e saj më të bukura, në mënyrë të veçantë të procesit të integrimit, si një vend anëtar i NATO-s, si një vend, të cilin qeveritë e 27 vendeve të BE, të majta e të djathta e pranuan në kërkesën e saj për tu bërë vend kandidat.

Nuk ka datë më të rëndësishme sesa 16 Nëntori, me domethënie politike, mesazh politik i qeverive të majta e të djathta të BE,  ku me vendimin që ato morën në 16 Nëntor, ishte se Shqipëria kaloi shkëlqyeshëm provën e saj të 28 Qershorit, se ato ishin zgjedhje të lira e të ndershme, se institucionet janë legjitime" tha Topalli. Sipas saj, kushdo që mund të mendojë se mund të sulmojë apo të përpiqet me instrumente të paligjshme të cënojë ligjshmërinë, natyrisht që gabohet rëndë.

"Askërkush as bijtë, as ministri i fundit të sigurimit të shtetit as ministri i fundit i Ramiz Alisë, as emrat e xhelilëve apo ta hamdive apo të të tjerëve, nuk mund të guxojnë që të cënojnë ligjshmërinë dhe punën e Parlamentit, të Qeverisë dhe institucioneve.

Për ne s'ka gjë më të rëndësishme dhe gjë më të bukur, sesa të shohim demokracinë shqiptare, funksionale, është një demokraci e pakthyeshme ndaj dhe shteti ligjor është gjëja më e rëndësishme për ne, është gjëja më e shtrenjtë dhe më e shenjtë për ne dhe, kurrkush nuk mund të dalë mbi sistemin tonë të demokracisë, askush nuk mund të guxojë që të prekë këtë sistem" deklaroi më tej kryetarja e Kuvendit.

k.k/NOA

KOMENTE