English

I penduari i "Bandës së Durrësit", Coli, implikon edhe Jaho Mulosmanin

Adriatik Coli ka deklaruar se Jaho Salihi - Mulosmani, i dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit i ka furnizuar me veshje policore

Tiranë, 23 Nëntor NOA - I penduari i "Bandës së Durrësit", Adriatik Coli ka deklaruar se Jaho Mulosmani, i dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit i ka furnizuar me veshje policore.

Gjatë seancës së sotme gjyqësore i penduari ka shpjeguar se në vitin 1998, i ati i Jaho Mulosmanit ka shkuar në qytetin e Durrësit, ku me urdhër të kreut të "Bandës", Lulzim Berishës i ka shpënë në banesën e tij disa veshje policie.

I penduari nuk ka treguar se për cilën vrasje janë përdorur këto veshje, por ajo ç'ka është mësuar nga burime brenda gjykate, është se gjithçka ka ndodhur përpara vrasjes së ish-deputetit Hajdari, në kohën kur Mulosmani ishte shef rendi në qytetin e Tropojës.

Në seancën e radhës pritet që i penduari të merret sërish në pyetje nga ana e të pandehurve dhe avokatëve të tyre mbrojtës.

Mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet edhe për tre vrasjet e reja të përmendura nga i penduari Coli, pikërisht ato të Ali Kërtushës, Dorjan Semës dhe Ledion Keçit.

Të pandehurit e këtij procesi janë 16 persona të cilët akuzohen për vepra penale të ndodhura në qytetin e Durrësit gjatë vitit 1997 e më pas.

e.r/NOA

KOMENTE