Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri i Pushtetit Lokal: Jo struktura paralele me serbët në veri të Kosovës
English

Ministri i Pushtetit Lokal: Jo struktura paralele me serbët në veri të Kosovës

Prishtinë, 23 nëntor, NOA / Intervista - Ministri i Pushtetit Lokal në qeverinë e Kosovës, Sadri Ferati, në një intervistë për BBC-në ka thënë se qeveria nuk ka vendosur ende si do të veprojë në tri komunat në veri të Kosovës ku serbët bojkotuan zgjedhjet, por përjashtoi mundësinë e legalizimit të strukturave paralele. Rezultatet paraprake të zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit kanë nxjerrë fituese Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në Zveçan dhe Leposaviq, ndërsa Partinë Demokratike në Zubin Potok, ndërkohë që në këto komuna, pushtetin vazhdojnë ta mbajnë strukturat paralele të dala nga zgjedhjet serbe të vitit të kaluar. Ministri Ferati la të kuptohet se rezultatet e zgjedhjeve në këto komuna nuk do të jenë të vlefshme, për shkak të bojkotit të shumicës serbe, ndërsa votat e shqiptarëve që janë pakicë atje, konsiderohen të pamjaftueshme për legjitimitetin e kryetarit të komunës.

Â

Z.Ferati, a do të njihen rezultatet e zgjedhjeve në tri komunat veriore të Kosovës?

- Ne jemi duke analizuar këtë situatë, por nuk është reale të pritet që një person, të cilin duhet respektuar kushdo qoftë ai, me 30 apo 60 vota do të bëhet kryetar i asaj komune, posaçërisht kur dihet se shumica dërmuese e qytetarëve e kanë bojkotuar dhe kur dihet se ajo janë komuna me shumicë serbe. Duhet bërë një analizë dhe më pas duhet të merret një qëndrim në mënyrë që t'i japim rast atyre lokaliteteve, pra Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok që për periudhën e ardhshme atje të shënohet progresi i nevojshëm. Ajo në çka nuk ka dilemë është se duhet të shtohet edhe prezenca evropiane dhe e institucioneve të Republikës së Kosovës në atë pjesë të vendit, ngase aty ku ne patëm qasje, aty ku ne bashkëpunuam mirë, filloi bashkëpunimi i qytetarëve të komunitetit serb, ngase kanë interes që të bashkëpunojnë me institucionet e Republikës së Kosovës dhe ato ndërkombëtare dhe e njëjta pritet të ndodhë edhe në veri në periudhën e ardhshme. Nuk do të jetë lehtë dhe ajo nuk do të ndodhë shpejtë, por sido që të jetë ne presim që në periudhën e ardhshme veriu i Kosovës, do të jetë prioritet i gjithë angazhimeve tona dhe ne presim që do të jemi prezent edhe atje dhe se qytetarët do të fillojnë të shprehin interesimin e tyre ngase kanë interes që të bashkëpunojnë me institucionet e Republikës së Kosovës dhe me bashkësinë ndërkombëtare.

Â

Zoti ministër, a ekziston mundësia që strukturat paralele serbe në veri të legalizohen meqë serbët bojkotuan zgjedhjet, apo po shikoni mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të posaçme në tri komunat në një kohë më të përshtatshme?

- Â Assesi. Strukturat paralele edhe deri tani nuk kanë dëshmuar se janë duke zhvilluar aktivitet në interes të qytetarëve dhe vet qytetarët e komunitetit serb nuk janë të kënaqur me atë qeverisje, por nuk është as edhe vet Beogradi, ngase kohëve të fundit ka filluar me të madhe t'i shpërbëjë strukturat që kanë dalë nga zgjedhjet paralele. Ne do të punojmë që edhe në ato lokalitete së pari të sundojë ligji, pastaj që të krijohet një siguri për qytetarët që ata të mund të shprehin lirshëm mendimet e tyre dhe organizimet politike. Ne assesi nuk e vëmë asnjëherë në kombinimet tona atë legalizim të strukturave paralele. Natyrisht, sa herë që ne organizojmë zgjedhje, nuk pretendojmë që ne të përcaktojmë se kush do të jenë përfaqësuesit e komunitetit serb atje. Ata do të përcaktojnë vet por gjithmonë rrugës legale dhe legjitime dhe gjithmonë duke krijuar një barazi për të gjithë qytetarët pa dallime, serbë-shqiptarë apo shqiptarë-serbë, varësisht nga meset e tyre.

Â

Në dy komunat në të cilat nuk u mbajtën zgjedhjet, përkatësisht në Mitrovicën Veriore dhe në Partesh, keni planfikuar t'i mbani ato pas gjashtë muajsh. Besoni se deri atëherë do ta merrni pëlqimin e serbëve të këtyre dy vendbanimeve për të mbajtur zgjedhje?

- Ne shpresojmë dhe ne do të bashkëpunojmë dhe do të angazhohemi që atje të shënohet progresi i nevojshëm fillimisht, që mandej brenda afateve të parapara, pra jo më larg se gjashtë muaj, ajo të ndodhë, por gjithmonë duke u krijuar parakushtet, në rend të parë për Mitrovicën, ngase ne nuk e dëshirojmë gjendjen ekzistuese. Duhet të krijojmë parakushte që të gjithë qytetarët të cilët janë banorë të atij lokaliteti, të asaj pjese, fillimisht të jenë pjesë e listave zgjedhore, që ata të kenë të drejtën të kthehen dhe të jetojnë në qytetin e tyre dhe që pastaj të marrin pjesë në ndërtimin e institucioneve dhe të kenë shërbime nga këto institucione. Tani për tani ne nuk e kemi as minimumin e atyre kushteve, ngase qytetarët shqiptarët në veri të Mitrovicës nuk e kanë as lirinë minimale të lëvizjes në atë pjesë të qytetit dhe si mund të mendohet që i njejti qytetar të ketë siguri që të shkojë të marrë shërbime nga komuna e tij. Pra ne do të ndihmojmë që atje të krijohet një mes i sigurtë, një mes normal, që do të sundojë ligji dhe mbi zbatimin e ligjit, qytetarët do të marrin të gjitha shërbimet që është e paraparë nga një njësi politiko-administrative, siç është komuna.

BBC

Â

Â

Â

Â

Â

Â

Â

Â

KOMENTE