English

Olldashi: Rama ka abuzuar, ja skandali i Bashkisë së Tiranës

Tiranë, 23 nëntor NOA - Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës ka denoncuar sipas tij një skandal të abuzimit të kryer nga kreu i opozitës Edi Rama.

"Jam përpara jush për të denoncuar një skandal të abuzimit kriminal me pushtetin dhe të vjedhjes së qytetarëve as më shumë e as më pak por nga vete kryetari i Bashkisë, Edi Rama.

Unë po ju paraqes një dokument të cilin Rama me datë 7 mars 2005 ka autorizuar një nënpunëse të Bashkisë të lidhë një kontratë me shoqërinë "Tajvan".

Objekti i kontratës është shitja e një trualli prej 1310 m2Â kësaj shoqërie, gjë që përbën një abuzim skandaloz me pushtetin dhe një rast të vjedhjes së hapur të pasurive të qytetarëve të Tiranës dhe qytetarëve shqiptar" deklaroi Olldashi.

Kreu i Trasportueve u ka drejtuar kamerave kontratën e shitjes së pasurisë së paluajteshme, ku në nenin 83 të Kodit Civil thuhet : "Veprimi juridik për kalimin e pronësisë së sendeve të paluajteshme dhe të drejtave reale mbi to duhet bërë me akt noterial".

"Nuk ka asnjë mbështetje ligjore vetë akti ose shitja e truallit shtetëror një qytetari apo një shoqërie siç është në rastin konkret shoqëria "Tajvan sh.p.k".

Ose siç thuhet në objektin e kontratës në piken 1.1, Shitja e truallit me sipërfaqe 1310 m2.

Këtë sipërfaqe publike Kryetari i Bashkisë nga publike e ka kthyer në tokë të Besos, nga tokë e qytetarëve të Tiranës është shëndërruar në një tokë të një njeriu të afërt të rrethit të Ramës , një klienti frekuentues të bashkisë, një miku financiar dhe politik të kryetarit të Partisë Socialiste" shtoi më tej Olldashi.

Sipas Olldashi, Bashkia e Tiranës ka qenë në dijeni të faktit se kjo tokë ishte shtetërore por megjithatë e ka shitur.

k.k/NOA

KOMENTE