Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përgjimi, Policia e Shtetit kryen kallëzim penal ndaj Fatos Klosit për shpifje
English

Përgjimi, Policia e Shtetit kryen kallëzim penal ndaj Fatos Klosit për shpifje

Tiranë, 23 nëntor NOA - Policia e Shtetit kryen kallëzim penal në Prokurori ndaj ish kreut të SHISH Fatos Klosit, për shpifje dhe nxitje të turmave gjatë protestës.

Shkak është bërë një deklaratë e Klosit dhënë dy ditë më parë në një media ku ai ka deklaruar se policia ka përgjuar deputetet socialistë dhe qytetarët gjatë protestës tre ditore të opozitës me anë të një mjeti të vendosur pranë Kryeministrisë.

Me anë të një deklarate lëshuar mesditën e sotme Policia e Shtetit deklaroi se "në lidhje me deklaratën e bërë në një nga mediat elektronike nga shtetasi Fatos Klosi, gjatë protestës së organizuar nga Partia Socialiste, ku shprehet se Policia nëpërmjet një mjeti të vendosur ka përgjuar telefonat e deputetëve dhe qytetarëve gjatë protestës së zhvilluar në datat 20 deri në 22 nëntor 2009 në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, sqaron opinionin publik si më poshtë:

Policia e Shtetit, në zbatim të ligjit ka marrë të gjitha masat për zhvillimin normal të kësaj proteste".

"Në asnjë rast dhe as në procedurat standarde të përdorura nga strukturat e policisë nuk është e parashikuar që Policia e Shtetit të kryejë veprime të tilla.

Sqarojmë opinionin publik se pajisja të cilës i referohet shtetasi Fatos Klosi është blerë nga ish-Drejtuesi i Gardës së Republikës dhe sot Deputeti aktual i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Arben Çuko, dhe kjo pajisje ka si funksion sigurimin dhe ruajtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë nga veprimet e mundshme kriminale.

Në lidhje me sa më sipër, Policia e Shtetit ka depozituar në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë një kallëzim penal për shpifje dhe nxitje të turmave gjatë protestës për shtetasin Fatos Klosi" përfundoi deklaratën e saj Policia e Shtetit.

k.k/NOA

Â

Â

KOMENTE