Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Antimitingjet, testi i krizës
English

Antimitingjet, testi i krizës

"E ardhmja e krizës politike në vend po përkeqësohet, pas kundërpërgjigjes së kryeministrit Berisha për anti-miting në datën 8 dhjetor dhe fjalorit të ashpër që ka përdorur sot në një takim me deputetët e Tiranës. Anti-mitingjet janë shfaqur në Shqipëri sa herë ka pasur kriza të forta politike siç ka qenë viti 1991 ku Hysni Milloshi iu kundërvu mitingjeve të Partisë Demokratike atëherë në opozitë dhe në vitin 1996-1997, kur Berisha përpiqej të frenonte protestat e opozitës me mitingje nëpunësish dhe organizim të administratës si në rastin e tanishëm. Kjo është hera e tretë që ato shfaqen si kundërpërgjigje politike të dy forcave të mëdha kundër njëra-tjetrës"

Mero Baze* Për të kuptuar sa e thellë është një krizë politike në Shqipëri, duhet të presësh të shfaqen antimitingjet. Dhe si për të na siguruar se kriza ka prekur fundin, kryeministri Berisha njoftoi se të vetmin plan të tij për krizën, ka thellimin e saj. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së ai njoftoi antimitingun e datës 8 dhjetor, në përgjigje të protestës së opozitës që nis më 5 dhjetor. Tonet e tij të ngritura dhe ditën e sotme, dëshmojnë qartë se ai është në rrugën e thellimit të krizës dhe përplasjes së madhe mes dy forcave politike. Antimitingjet janë shfaqur në Shqipëri sa herë që kriza politike nuk ka prodhuar dot zgjidhje. Për herë të parë ato hynë në fjalorin politik të shqiptarëve në Shkurt të vitit 1991, kur Hysni Milloshi nisi nga Përmeti revanshin me "Vullnetarët e Enverit". Antimitingjet në atë kohë ishin kundërpërgjigje ndaj mitingjeve madhëshotre të Partisë Demorktike në opozitë dhe terrenit që ajo po fitonte në shoqërinë shqiptare. Por pas një muaji ato u shuan dhe kujtoheshin vetëm si bekgraund i rezistencës së fundit të ish komunizmit. Në krizën e vitit 1996 1997 antimintigjet u shfaqën përsëri. Në fillim në Tiranë dhe më pas në disa qytetet si Lushnjë, Kavajë dhe Durrës, Berisha tentoi të mblidhte njerëz në kundërpërgjigje të revanshit me të cilën opozita socialiste po paralizonte vendin. Por në ato mitingje u shfaqën vetëm ish nëpunës dhe njerëz të administratës së lart, duke mos përmbushur dot një qëllimin për të cilën organizoheshin. Antimitingu i 8 dhjetorit, është sprova e tretë për antimintigje në Shqipëri. Koincidenca fatkeqe është se 8 Dhjetori ishte ditë proteste dhe jo antiproteste, ishte miting dhe jo antimiting. Më 8 Dhjetor ata student që dolën afër mesnatës në rrugë, nuk dolën për të zhurmuar protestën popullore por për ta përfaqësuar atë. 19 vite më vonë, ajo datë po fyhet nga Sali Berisha duke e përdorur si karshillëk ndaj një dimensioni demokratik të shoqërisë, siç është protesta. Në sjelljet e tij të tanishme, Berisha po imiton modelin jugosllav të viteve 90-të kur Milosheviçi përpiqej të relativizonte opozitën e tij me antimitingje.

Tipike kanë qenë antimitingjet e Beogradit, ku Milosheviçi nxirrte mijëra njerëz në rrugë, kundër protestave të atjeshme të organizuar nga opozita e atëhershme.

Situata ngjason si dy pika uji, pasi dhe atëhere në Serbi, opozita kishte bashkitë e qyteteve më të mëdha atë vendit, kurse Milosheviçi zonat rurale, dhe atëherë, opozita dilte në protesta dhe Miloshevici u bënte antimitingje, dhe atëherë media në Serbi ishte nën presionin e banditëve të lidhur me pushtetin, dhe atëherë Serbia qeverisje si shtet privat i familjes së Miloshevicit. Me sa duket bashkë me biznesin ish Jugosllav në Shqipëri Berisha po merr dhe leksionet e tyre se si ja kanë dal opozitës në kohën e Milosheviçit. Përdorimi i antimitigjeve nga pushteti është një fenomen antidemokratik, dhe shumë regresiv, pasi protestat dhe mitingjet janë mjete politike kontestuese dhe i përkasin opozitës. Pushteti ka në dorë ligjet, institucionet dhe përgjegjësinë për të zgjidhur krizat politike. Kur dhe vet pushteti zgjedh rrugën për të mbajtur pushtetin, atëherë ai jo vetëm që nuk është më një pushtet demokratik dhe shtet ligjor, por shfaq haptazi shenjat e një regjimi i cili është gati të fusë vendin në trazira sociale vetëm që të mos rrezikoj pushtetin.

Fjalori i djeshëm i kryeministrit me shkulje dhëmballësh dhe shkorftima të një njeriu anormal, na kujton se ai ka në mendje jo vetëm antimitingjet por dhe dhunën që shpreson se do ta shpëtojë nga kjo histori e lodhshme dhe e turpshme për të. Ideja se pushteti do të dëshmoj legjitimitetin e vet me antimitingje, na kujton të gjithëve një histori që përsëritet sa herë që dikush është duke vdekur. Të gjithë e dimë se para vdekjes i sëmuri tenton të bëhet mirë, e të duket i fortë. Dhe pastaj mbaron.

(*) Dërguar nga autori.

Qëndrimet e shfaqura në shkrimet e publikuara në rubrikën "Opinion", nuk prezantojnë domosdoshmërisht vijën editoriale të NOA

KOMENTE