Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dhuna në familje, 993 denoncime në 9 muaj në polici
English

Dhuna në familje, 993 denoncime në 9 muaj në polici

Tiranë, 24 nëntor NOA - Dhuna në familje vazhdon të mbetet fenomen shqetësues për shoqërinë shqiptare. Statistikat e 9 mujorit të këtij viti tregojnë një rritje të shifrave të rasteve kryesisht tek fëmijët dhe gratë.

Ministria e Punës ka deklaruar se në 9 mujorin e këtij viti janë denoncuar pranë strukturave të policisë rreth 993 raste të dhunës në familje, kryesisht tek fëmijët dhe gratë.

Drejtoresha për barazinë gjinore në ministri, Ana Xheka, ka theksuar se në këto shifra një numër shumë i pakët i atribuohet meshkujve, por jo bashkëshortëve.

Sipas saj, dhuna e raportuar nga burrat i përket më shumë të moshuarve dhe jo marrëdhënieve në çift.

"Ka denoncime dhe nga burrat por rastet nuk janë bashkëshortë sikurse parashikohet në ligj. Rastet mund të jenë fëmijë që kanë dhunuar të moshuar, por sipas ligjit format e dhunës janë të ndryshme, fizike, psikologjike apo emocionale" tha Xheka.

Por, tre vjet pas hyrjes në fuqi të ligjit për masat ndaj dhunës në familje, nuk është ngritur asnjë strehë për viktimat e dhunës.

Ministria e Punës ka deklaruar se kjo detyrë sipas ligjit i është ngarkuar pushtetit vendor, por ai nuk ka bërë deri tani asgjë.

Ministria e Punës do të nisë të mërkurën një fushatë 10 ditore në të gjithë vendin për të sensibilizuar opinionin shoqëror që t'i thotë jo dhunës në familje.

b.i/NOA

KOMENTE