Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kreu i Policisë së Shtetit, Burgaj takohet me delegacionin e Policisë Çeke
English

Kreu i Policisë së Shtetit, Burgaj takohet me delegacionin e Policisë Çeke

Tiranë, 24 nëntor NOA - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, Â priti sot në një takim të veçantë një delegacion të Policisë Çeke që po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë nga data 23-27 nëntor.

Në përbërje të delegacionit të Policisë Çeke janë 18 ekspertë të luftës kundër Krimit të Organizuar, të Anti-Drogës, të Krimit Kibernetik, të Terrorizmit, Interpol-it, Europol-it, të luftës kundër korrupsionit dhe krimit financiar, të krimeve ndaj pronës dhe vjedhjes së automjeteve, Menaxhimit të Krizave etj.

Burgaj u ndal në reformimin që ka pësuar Policia e Shtetit, i cili e ka zanafillën që me miratimin e ligjit të ri të policisë, që e shkëputi tërësisht policinë nga ndikimi politik, e që u pasua me miratimin e akteve të tjera ligjore e nënligjore në zbatim të tij.

Po ashtu, Burgaj vuri në dukje faktin se me gjithë uljen e numrit të punonjësve të policisë gjatë kësaj periudhe, pozitiv është fakti që Policia e Shtetit ka arritur të përmirësojë performancën dhe rezultatet në punë. Â

"Vizita juaj këtu, përveç vendosjes së kontaktit, njohjes dhe krijimit të besimit reciprok do t'i shërbejë luftës kundër krimit. Fuqizimi i kontakteve, rritja e bashkëpunimit përmes oficerëve të kontaktit e Interpol-it, janë në funksion të një ndërlidhje sa më të shpejtë dhe në një kohë sa më të shkurtër në mënyrë që krimi të mos gjejë strehë në asnjë prej vendeve tona" tha Burgaj.

Në emër të delegacionit Çek, Jakub Frydrych, Drejtor i Skuadrës Kombëtare Antidrogë, i cili duke falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm për pritjen e rezervuar, vuri në dukje rëndësinë e takimeve të zhvilluara gjatë ditës së sotme me specialistë të strukturave të ndryshme të Policisë së Shtetit.

Këto takime theksoi z. Frydrych do t'i shërbejnë thellimit të kontakteve të bashkëpunimit ndërmjet policisë Çeke dhe Policisë Shqiptare, në funksion të goditjes së të gjitha formave të krimit.

k.k/NOA

Â

KOMENTE