Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Sali Berisha të qetësohet dhe ta harrojë fjalorin e dhunshëm të sekretarit të partisë
English

PS: Sali Berisha të qetësohet dhe ta harrojë fjalorin e dhunshëm të sekretarit të partisë

Tiranë, 24 nëntor NOA - Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Armela Imeraj ka dalë sot pasdite në një deklaratë për shtyp për të reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Berisha se darët e ligjit do t'i shkulë aleancës punisto-mafioze një nga një dhëmbët dhe pastaj dhëmballët.

" I bëjmë thirrje Sali Berishës të qetësohet dhe ta harrojë se me fjalorin e dhunshëm të sekretarit të dikurshëm të partisë së punës mund të trembë ndonjë opozitar të këtij vendi siç terrorizonte dikur njerëzit e pafajshëm duke i shërbyer me zell të madh diktaturës komuniste.

Sa për shkuljet e dhëmbëve të korrupsionit kemi frikë se po ta ketë seriozisht doktorit do t'i duhet të shkulë veten megjithë familje e qeveri" tha Imeraj.

k.k/NOA.
KOMENTE