Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Spitalet, ISKSH: Brenda marsit përfundojnë kostot e shërbimeve
English

Spitalet, ISKSH: Brenda marsit përfundojnë kostot e shërbimeve

Tiranë, 24 Nëntor NOA-Deri në fund të muajit mars, pacienti shqiptar do të paguajë për shërbimet shëndetësore në spitalet publike në bazë të tarifave të vendosura nga ministria e Shëndetësisë. Pas këtij muaji, Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor do të përcaktojë kostot për çdo shërbim të ofruar në spital, që nga vizitat e deri tek ndërhyrjet kirurgjikale.

Drejtoresha e ISKSH, Elvana Hana theksoi se për vendosjen e kostove në spitale, duhet të përgatiten më parë protokollet e sëmundjeve, gjë e cila nuk është bërë deri tani.

"Ne presim nga spitalet dorëzimin e protokolleve, i takon ministrisë së shëndetësisë të merret me këtë hallkë të reformës së nisur në spitale. Nga ana jonë brenda marsit do të kemi përfunduar çmimet për çdo shërbim që do të ofrohet në shërbimin publik spitalor, tha Hana.

Sipas reformës së financimit në spitale, nga 1 janari i vitit të ardhshëm hyjnë në fuqi kontratat me ISKSH. Por ky institucion pranon se autonomia në spitale mbetet ende e cunguar.

""Një problematikë është vërejtur edhe me kalimin e financimit nëpërmjet degëve të thesarit, çka tregon për një autonomi të kufizuar të spitaleve. Ndërkohë që ne si ISKSH synojmë që spitalet dhe vetë ju si drejtues të merrni më shumë kompetenca, pasi jemi të bindur se një autonomi më e madhe e spitaleve do të sjellë më shumë efikasitet në shërbimin shëndetësor", u shpreh znj. Hana. Â

Me kontratat e reja, pritet që spitalet të vlerësohen në bazë të performancës së tyre. Një pikë e rëndësishme e saj janë dhe penalitetet në rast të shkeljes ku vlera e llogaritur nga ISKSH është 10 mijë lekë dhe në Â rast përsëritje deri në 30 mijë lekë të reja si dhe masa administrative deri në largim nga puna për punonjësit që do të shkelin kontratën.

m.i/NOA

Â

KOMENTE