Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tiranë, policia aksion kundër taksive pa lishencë
English

Tiranë, policia aksion kundër taksive pa lishencë

Tiranë, 24 nëntor NOA - Policia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion kundër taksive që qarkullojnë pa lishencë.

Kështu, gjatë këtyre dy javëve në disa segmenteve rrugore të Tiranës, është ushtruar kontroll ndaj drejtuesve të mjeteve taksi të tipit (8+1) dhe (4+1), ku janë bllokuar 26 automjete për dokumentacion jo të rregullt dhe pa lishencë.

Bazuar në nenin 85 pika II të Kodit Rrugor, i cili konsiston në konfiskimin e automjeteve për shkak të ushtrimit të profesionit taksi në mënyrë të paligjshme, shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Tiranë, pasi kryen kontrollin e dokumentacionit përkatës të mjeteve, përpiluan proçedurat e duhura ligjore dhe bënë bllokimin e automjeteve, duke i shoqëruar ato me shërbime deri në pikën e bllokimit.

Ndërkohë, janë ndëshkuar me masën administrative gjobë në vend 164 drejtues mjetesh, parashikuar nga neni 156 i Kodit Rrugor për ato drejtues mjetesh, të cilët parkojnë në mënyrë të gabuar mjetet në vendet e përcaktuara për shërbimin taksi.

Po ashtu, shërbimi Taks Forcë i Policisë Rrugore, po bashkëpunojnë edhe me Shoqatën e Transportit të Shqipërisë, për goditjen e këtij aktiviteti të paligjshëm.

k.k/NOA

KOMENTE