Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasadori i SHBA-së, Withers: Dhuna në familje, shifra shokuese
English

Ambasadori i SHBA-së, Withers: Dhuna në familje, shifra shokuese

Tiranë, 25 nëntor NOA - Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, John Withers zhvilloi sot një takim me studentët e gazetarisë në fakultetin e Histori-Filiologjisë, ku gjatë fjalës së tij, vuri theksin mbi dhunën në familje në Shqipëri, të cilat kapin shifra shokuese.

"Kam lexuar një statistikë për Shqipërinë që më ka shokuar. Sipas saj të paktën 1/3 e grave në Shqipëri ka përjetuar dhunë brenda familjes. Nuk dua ta mendoj se kjo është diçka e tolerueshme në çdo lloj shoqërie. Një tjetër statistikë tregon se gjatë 9 muajve të fundit janë regjistruar 1000 ankesa për dhunën . Edhe kjo është e patolerueshme. Abuzimi nuk ka vetëm formë fizike por edhe verbale. Nocioni që gratë janë inferiore është ide e kaluar në kohë" deklaroi Withers. k.k/NOA

KOMENTE