English

Britney Spears pranë martesës tjetër

Amerikë, 25 nëntor NOA - Flitet se Britney Spears është pranë një martese tjetër.

Këtë radhë mashkulli fatlum është pikërisht menaxheri i saj Jason Trawick me të cilin këngëtarja është lidhur që nga qershori i shkuar.

Në një deklaratë që ka dhënë në revistat amerikane Britney është shprehur mjaft e kënaqur për lidhjen me menaxherin e saj.

Gjithashtu ajo ka deklaruar se dëshiron që të qëndrojë gjithë jetën me Jason.

Çifti ka folur për një martesë romantike dhe janë mjaft entuziast për këtë ide.

Jason Trawick duket se do të jetë mjaft i përshtatshëm për këngëtaren e popit sepse duhet theksuar që ai kalon një pjesë te madhe të ditës me fëmijët e këngëtares dhe është tepër i dhënë pas tyre.

Këngëtarja ka dy fëmijë nga martesa e saj e parë.

r.b/NOA

Â

KOMENTE