Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çajnë murin e një dyqani të Këmbimit Valutor, arrestohen tre persona
English

Çajnë murin e një dyqani të Këmbimit Valutor, arrestohen tre persona

Tiranë, 25 nëntor NOA - Tre persona u arrestuan dje nga policia pasi akuzohen se kanë çarë murin e një dyqani të Këmbimit Valutor me qëllim vjedhjen e tij.

Elton Beluli, 21-vjeç, Elmaz Alimadhi, 26-vjeç dhe Ilir Kotorri, 32-vjeç, të tre nga Korça u arrestuan dje pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të vjedhjes së mbetur në tentativë të dyqanit Këmbim Valute, në pronësi të një shtetasi në rrugën "Xhorxh Bush" në Tiranë, ku kanë bërë të mundur hapjen e murit, por nuk kanë arritur të vjedhin.

Nga puna e bërë nga Specialistët e komisariatit nr.1, u bë i mundur dokumentimi i ngjarjes të datës 17 nëntor të këtij viti kur tre korçarët në rrugën "Fadil Rada" në kryeqytet, kanë vjedhur dy pasqyra të një mjeti tip-Benz, me targë CT 057 MD.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një varëse sermi, një thikë, katër aparate telefoni celularë, një shumë e konsiderueshme parash, një sqeparë dhe dy leva hekuri.

Materialet ne ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë, për veprën penale të "vjedhjes"

e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, dhe "prodhim dhe mbajtje e armëve të ftohta".

k.k/NOA

KOMENTE