Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Berisha takon përfaqësuesin e kompanisë Microsoft , Jan Muehlfeit
English

Kryeministri Berisha takon përfaqësuesin e kompanisë "Microsoft", Jan Muehlfeit

Tiranë, 25 nëntor NOA - Kryeministri, Sali Berisha u takua sot me përfaqësuesin e Kompanisë "Microsoft", Jan Muehlfeit.

Kryeministri Berisha e njohu përfaqësuesin e Microsoft-it me prioritetin e qeverisë shqiptare "Shqipëria Dixhitale" dhe mirëpriti ndihmën dhe konsulencën e gjigantit të teknologjisë Microsoft në disa fusha specifike si arsimin, shëndetësia, etj.

Përfaqësuesi i Microsoft-it u zotua për mbështetje sidomos në fushën e trajnimeve (hapja e Microsoft IT Academy), hapja e një "Business Inovation Center" në Tiranë, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, dhe me disa gjigantë të tjerë të teknologjisë.

Microsoft gjithashtu do të ndihmojë me ekspertizë AKSHI-n (Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit) për modernizimin e Strategjisë së Shoqërisë së Informacionit dhe krijimin e një "plan veprimi" me hapa konkretë, si dhe ndihmën për kompanitë e reja në fushën e Teknologjisë së Informacionit.

Në takim mori pjesë edhe këshilltari i Kryeministrit, Pjerin Marku, si dhe përfaqësuesi i Microsoft-it në Shqipëri, Arsen Kurti.

Përfaqësuesit e Microsoft-it patën gjithashtu takime me Ministrin e Shtetit, Genc Pollo.

k.k/NOA

KOMENTE