Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mirel takohet me Nishanin: Marrëdhënia e Shqipërisë me BE ka hyrë në një fazë krejtësisht të re
English

Mirel takohet me Nishanin: Marrëdhënia e Shqipërisë me BE ka hyrë në një fazë krejtësisht të re

Tiranë, 25 Nëntor NOA - Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani kreu sot një takim me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit në Komisionin Evropian, z. Pierre Mirel, dhe ambasadori i Delegacionit të KE në Tiranë Helmut Lohan.

Z. Mirel, vlerësoi fillimisht miratimin e kërkesës së Shqipërisë për statusin e kandidatit si vend anëtar dhe deklaroi se marrëdhënia e Shqipërisë me BE-në ka hyrë në një fazë krejtësisht të re.

"Shqipëria ka hyrë në një proces qëllimi i të cilit është anëtarësimi në BE ndaj edhe reforma në drejtësi është një kriter shumë i rëndësishëm në këtë proces", - tha z.Mirel.

Ai vlerësoi hapat e ndërmarra deri tani nga Ministria e Drejtësisë në miratimin e ligjeve si dhe vlerësoi si shumë të rëndësishme hapat e mëtejshëm që do të hidhen në Strategjinë e reformës në Drejtësisë si dhe shprehu shpresën që opozita të kthehet në parlament për të debatuar dhe miratuar ligje shumë të rëndësishme për vendin.

Në fjalën e tij z. Pierre Mirel vlerësoi edhe hapat që po ndërmerren për realizmin e reformës së të drejtave të pronës, duke e konsideruar këtë shumë të rëndësishme për thithjen e investimeve të huaja në vend madje po aq të rëndësishme sa edhe implementimin e gjykatës administrative.

Në fund të fjalës së tij ai shprehu besimin se investimet e Bashkimit Europian në sektorin e drejtësisë do të vazhdojë të jenë prezente.

Ai vlerësoi faktin se Ministria e Drejtësisë do të rrisë investimet nga buxheti i brendshëm për përmirësimin e sektorëve të institucioneve të vuajtjes së dënimit dhe atyre të gjykimit.

***

Gjatë takimit, Nishani bëri një panoramë të punës dhe objektivave të realizuar nga institucioni që ai drejton si dhe vlerësoi mbështetjen që Bashkimi Europian i ka dhënë vendit si në asistencën ligjore ashtu edhe në investimet e realizuara për ngritjen e infrastrukturës moderne në sistemin e gjykatave dhe në sistemin e institucioneve të vuajtjes së dënimit.

"Rruga jonë për integrimin e vendit drejt Bashkimit Europian nuk është e lehtë por ne do marrim përgjegjësitë tona. Objektiva që kemi vënë përpara janë ambicioze dhe ne do t'i realizojmë edhe në sajë të partnershipit tonë me Komisionin Europian"- deklaroi Nishani.

Më tej ai u shpreh rreth punës që po bën Ministria e Drejtësisë pas daljes së Progres Raportit të Komisionit Evropian për vitin 2009.

"Kemi filluar punën për ristrukturimin e grupit të punës me qëllim draftimin e Strategjisë për Reformën në Drejtësi, e cila mendohet të kalojë në një proces të gjerë konsultimi për identifikimin e nevojave dhe prioriteteve. Në këtë proces do të marrin pjesë me qëllim ofrimin e asistencës edhe misionet e huaja që ndihmojnë Ministrinë e Drejtësisë, si EURALIUS."

Ministri informoi se gjatë këtij viti deri në këto momente janë miratuar rreth 8 ligje. Në këtë kuadër ligjor të ri ministri veçoi legjislacionin për organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor, shërbimin përmbarimor privat dhe për shërbimin e provës.

Nismat më të rëndësishme të vitit 2009 duhen përmendur projektligji "Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurive", si dhe projektligji "Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale".

Në fjalën e tij, Nishani tha edhe se përmirësimi i infrastrukturës në sistemin gjyqësor do të vazhdojë të mbetet një prioritet.

Deri tani Ministria e Drejtësisë ka marrë në dorëzim Godinën e re të Gjykatës së Krimeve të Rënda, si dhe një sërë godinash të rikonstruktuara: Gjykatën e Rrethit të Sarandës dhe të Dibrës, si dhe ka vendosur në godina të veçanta dhomat civile dhe penale të Gjykatës së Rrethit Tiranë.

Ndërkohë që është duke punuar mbi hartimin e projektligjit të ri për organizimin dhe funksionimin e Zyrës së Administrimit të Burxhetit Gjyqësor, i cili ndërmjet të tjerave do të identifikojë formulat e përshtatshme për marrjen dhe shfrytëzimin e fondeve të nevojshme si për infrastrukturën e gjykatave ashtu edhe për kapacitet administrative të tyre.

Ministri e informoi Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit në Komisionin Evropian, z. Pierre Mirell mbi masat konkrete, të ndërmarrja në sistemin penitenciar, për uljen e mbipopullimit, përmes orientimit drejt politikave që kufizojnë dhe ulin numrin e personave që dërgohen në burg dhe për mbajtjen e popullsisë në burgje në nivel të menaxhueshëm.

Ministri vlerësoi në ketë drejtimin mbështetjen financiare që Bashkimit Europian i ka dhënë këtij sistemi nëpërmjet investimeve në ngritjen e Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale. Hapja e burgjeve të reja ka lehtësuar ndjeshëm mbipopullimin si dhe ka përmirësuar nivelin e respektimit të të drejtave të personave të burgosur.

Por ministria ndërkohë po rrit investimet e saj në këtë sektor. Kështu në buxhetin e vitit 2010 është planifikuar një shifër prej 4.447 milion lekë për sistemin penitenciar (për të cilat 450 milion lekë përbëjnë investimet e huaja dhe 3.997 milion lekë nga buxheti i shtetit).

Kjo shumë, e cila konsiderohet shifër e lartë dhe e rritur, sidomos investimi nga buxheti i shtetit, në krahasim me vitin 2009, ku ka qenë e llogaritur shifra prej 4.144 milionë lekë nga të cilat 560 milionë investime të huaja dhe 3.584 milionë nga buxheti i shtetit.

Më tej ministri bëri të ditur edhe rreth hapave që janë ndërmarrë në realizimin e reformës së të drejtave të pronës. Kjo reformë është materializuar në dokumentin e Strategjisë Ndërsektoriale "Reforma në fushën e të drejtave të pronësisë", e cila synon rregullimin e tregut të tokës, si një ndër faktorët bazë të nxitjes së investimeve dhe zhvillimit ekonomik.

Gjatë vitit 2009 janë ndërmarrë një sërë iniciativash ligjore kryesisht për përmirësimi i procesit të konsolidimit të të drejtave të pronësisë, si dhe realizimi i kompensimit të ish - pronarëve.

Përsa i përket kompensimit, në përputhje edhe me detyrat e lëna nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut është duke u identifikuar mënyra të përshtatshme të kompensimit fizik apo financiar të subjekteve të shpronësuara. Qeveria ka rritur fondin e kompensimit financiar në buxhetin me 10 milionë euro për vitin 2010.

e.r/NOA

KOMENTE