English

Plaçkiste makinat e bllokuara nga rrugorët, arrestohet polici në Shkodër

Shkodër, 25 Nëntor NOA - Një punonjës policie u arrestua pasditen e sotme nga kolegët e tij, pasi akuzohet për vjedhje për shkak të detyrës.

Arrestimi i 41-vjeçarit Çlirim Shimaj, lindur e banues në Shkodër, me detyrë efektiv i Komisariatit të Policisë Shkodër, Trupë Shërbimi, u bë nga Shërbimet e Kontrollit te Brendshëm në Drejtorinë e Policisë Qarku Shkodër.

"Arrestimi i Shimajt u bë për arsye se Gjykata e Rrethit Shkodër ka vendosur për të, masën e sigurisë "arrest me burg", për veprën penale të "Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën".

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Çlirim Shimaj, ka vjedhur pjesë të një makine, konkretisht një pasqyre dhe fshirëse xhami), e cila ishte e bllokuar në ambientet e Drejtorisë së Policisë.

r.d/NOA

Â

KOMENTE