Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Braçe: Berisha, grabitësi më i madh i pasurisë publike e private, në krye të familjes
English

Braçe: Berisha, grabitësi më i madh i pasurisë publike e private, në krye të familjes

Tiranë, 26 nëntor NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe doli sot në një deklaratë për shtyp me në të së cilës u shpreh se Sali Berisha është grabitësi më i madh i pasurisë publike e private.

"Sali Berisha guxoi të flasë për pronat, trojet në qytet, tokat bujqësore në ultësirë dhe tokat në bregdet!

Grabitësi më i madh i pasurisë publike, pasurisë private, në krye të "familjes" që na qeveris, ka nisur të flasë pas legjitimimit me ligj të grabitjes më të madhe të trojeve publike e private në Bregdet, nga Velipoja në Sarandë!

Bëhet fjalë për ligjin nr. 10186 datë 5.11.2009, "Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin"

Bëhet fjalë për një sipërfaqe toke që sipas raportit të KLSH arrin në 23,5 hektarë, pra 235 mijë metra katrorë!

Bëhet fjalë për 9 kompani, klient politike e ekonomike të "familjes" Berisha!

Bëhet fjalë për të paktën 15 klane, ministra, ish ministra, zv ministra, guvernatorë, deputetë, biznesmenë që pronësohen përmes grabitjes më të madhe në historinë e Shqipërisë" tha Braçe.

Sipas Braçes secili përfiton nga kjo grabitje minimumi 200 m2 truall në mes të pishave, në zonë të mbrojtur, buzë detit në bregdet.

"PS deklaron sot se nuk do të njohë pronësimin antikushtetues e skandaloz të ministrave e familjarëve të "familjes" Berisha.

PS i kërkon me forcë ILKPD të bëjë detyrën kushtetuese, të verifikojë gjendjen skandaloze të konfliktit të interesit ku ministra e deputetë miratojnë një ligj që pronëson po ata dhe të kërkojë menjëherë përjashtimin e ministrave e deputetëve të përfshirë në këtë operacion të paligjshëm nga përfitimet prej këtij ligji!

I kërkon prokurorisë të nisë hetimet menjëherë për këtë rast flagrant të shpërdorimit të detyrës nga kryeministri, ministrat përfitues, veçmas ndaj ministrit përgjegjës që ka marrë prej ditësh rolin e dhëmbit të qenit për të kafshuar prona e pasuri të ligjshme për interesa të "familjes" në pushtet" përfundoi Braçe.

k.k/NOA

Â

KOMENTE