English

E parkon motorin jashtë lokalit, ia vjedhin dy të mitur që shpallen në kërkim nga policia

Cërrik, 26 nëntor, NOA - Forcat e policisë janë njoftuar se në fshatin Mollas të Cërrikut, nga persona të paidentifikuar është vjedhur një motor tip Dayang, i cili i përket 17-vjeçarit S.R, banues në Cërrik.

Ato bëjnë me dijeni se ky petrosn e kishte lënë të parkuar motorin e tij pranë një lokali në Cërrik, por kur ka dalë prej tij nuk e ka gjetur më aty.

Policia dyshon se autorë të vjedhjes së motorit janë 17-vjeçari K.D dhe 15-vjeçari E.Ç, që të dy banues në Cërrik, të shpallur në kërkim.

Nga ana e policisë po punohet për kapjen e tyre ndërsa materialet përkatëse iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprën penale ‘Vjedhje e kryer në bashkëpunim', e cila parashikohet nga nenni 134/2 i Kodit Penal.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE