English

Greqia heq vizat për maqedonasit, firmoset protokolli mes të dy palëve

Athinë, 26 nëntor, NOA - Greqia dhe Komisioni Evropian firmosën protokollin me të cilin qytetarët e Maqedonisë do të mund të udhëtojnë pa viza në Greqi.

Lajmi është kumtuar nga burime diplomatike greke për mediat në Shkup, ku ndër të tjera theksohet se përafrimi i këtij protokolli parasheh që qytetarët e Maqedonisë nga 30 nëntori mund të udhëtojnë pa viza. Mirëpo vizat do të jenë në fuqi për ata që posedojnë pasaportat e vjetra.

Marrëveshja parasheh që qytetarët e Maqedonisë gjatë hyrjes në Greqi të pajisen me një formular me të dhënat bazë, i cili duhet ti kthehet autoriteteve greke gjatë lëshimit të territorit grek.

NOA-INA

KOMENTE