Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mediu takohet me kreun e drejtorisë për Evropën në Ministrinë e Jashtme Italiane, Bova
English

Mediu takohet me kreun e drejtorisë për Evropën në Ministrinë e Jashtme Italiane, Bova

Tiranë, 26 nëntor NOA - Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujerave, Fatmir Mediu, pati një takim me drejtorin e përgjithshëm të drejtorisë për Evropën në Ministrinë e Jashtme Italiane, Mario Bova.

Në këtë takim u diskutua mbi bashkëpunimin dy palësh nëpërmjet asistencës ligjore dhe teknike në problemet e mjedisit.

Në bazë të memorandumit të mirëkuptimit mes dy palëve, synohet identifikimi i projekteve të përbashkëta pilote për t'u zbatuar në Shqipëri, për gjenerimin e krediteve të karbonit në këmbim të investimeve që promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm.

Italia është bashkëfinancuese e projektit FAO-ADRIAMED, projekt rajonal i cili ka dhënë e jep një ndihmesë të madhe në drejtim të bashkëpunimit shkencor dhe administrativ mes vendeve të Adriatikut, si Shqipëria, Kroacia, Italia, Mali i Zi dhe Sllovenia.

Ky projekt ka ndihmuar ndjeshëm në bashkërendimin e qëndrimeve midis këtyre vendeve.

Italia dhe Shqipëria, si anëtarë të Komisionit të Përgjithshëm të Mesdheut për Peshkimin, kanë rakorduar dhe bashkërenduar qëndrimet në lidhje me masat menaxhuese në detin Adriatik.

Bova, shprehu gatishmërinë e padiskutueshme për bashkëpunimin në vazhdim, që ndryshimet e mëdha që ai ka vërejtur në këto pesë vjet në vendin tonë, të ecin me ritme te shpejta drejt anëtarësimit në familjen evropiane.

Gjatë këtij takimi, ishin të pranishëm, ambasadori Italian në Shqiperia D'Elia dhe zv. Ministri Taulant Bino.

k.k/NOA

Â

KOMENTE