Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kurban Bajrami, kryeparlamentarja, Jozefina Topalli uron besimtarët myslimanë
English

Kurban Bajrami, kryeparlamentarja, Jozefina Topalli uron besimtarët myslimanë

Tiranë, 27 nëntor NOA - Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë në festën e Kurban Bajramit. Topalli bëri një vizitë në Medresenë e Tiranës ku u prit nga Kryetari i Komunitetit mysliman, Haxhi Selim Muça.

"Sot është një ditë e shenjtë. Zoti ka shënuar këtë ditë si një ditë në të cilën nuk mjaftojnë vetëm fjalë të mira dhe mendime të mira, por është një ditë që të kemi vepra të mira dhe gjeste të mira. Kjo ditë si çdo ditë është një filozofi e veçantë ku shoqëria ka nevojë të mendojë thellë për të pasur jo vetëm fjalë, por vepra të mira", tha Kryetarja e Kuvendit.

Topalli, bëri urimet e saj për më shumë shëndet e harmoni në familjet e të gjithë shqiptarëve, jetë sa më të lumtur e të gjatë dhe që viti që vjen t'i gjejë të gjithë me më shumë mbarësi e paqe.

k.k/NOA

Â

KOMENTE