English

Panairi Klik Ekspo Klik, sot do të vizitohet nga ministri i Ekonomisë Dritan Prifti

Tiranë, 27 nëntor, NOA - Ndër aktivitetet e ditës së sotme që pritet të mbahen në në Panairin e "Klik Ekspo Group", përfshihet edhe vizita e tij nga ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti.

Bëhet me dijeni se ai do të vizitojë stendat e tij si dhe do të zhvillojë takime me biznesin e pranishëm në këtë aktivitet ekonomik.

Ndërkaq, brenda mjediseve të tij sot pritet të zhvillohet edhe seksioni "B" i Forumit të Tretë të Marrëdhënieve Ekonomike greko-shqiptare, duke folur për zhvillimin ekonomik dhe mjedisor mes dy vendeve tona.

Por ky forum do të vijojë sot edhe me sesionin tjetër "C" të titulluar "Sistemet e çertifikimit, standardet dhe modelet ndërkombëtare".

Në fund, është parashikuar që të realizohet edhe nënshkrimi i marrëveshjes midis kompanisë farmaceutike belge "Mithra pharmaceutical" dhe përfaqësuesit shqiptar.

n.e/NOA

KOMENTE