Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Programi Një OKB , qeveria shqiptare i rrëmben suedezëve 2.9 milionë USD
English

Programi "Një OKB", qeveria shqiptare i "rrëmben" suedezëve 2.9 milionë USD

Nga Blerina Ahmetaj

Tiranë, 26 Nëntor NOA- Qeveria e Suedisë do t'i sigurojë mbështetje Shqipërisë duke kontribuar me 2,9 milionë dollarë përmes programit "Një OKB".

Sot u nënshkrua një marrëveshje midis znj. Elisabeth Stam, e ngarkuara me punë e Ambasadës Suedeze në Shqipëri dhe Përfaqësueses së Përhershme të Kombeve të Bashkuara znj. Gülden Turkoz-Cosslett, në prezencë të Ministrit të Shtetit z. Genc Pollo.

"Ne e vlerësojmë shumë kontributin e sotëm të qeverisë së Suedisë për Shqipërinë përmes programit "Një OKB".

Programi "Një OKB" mbështet aspiratat e vendit për anëtarësim në BE.

Iniciativa "Një OKB" e ka bërë Organizatën e Kombeve të Bashkuara një partner zhvillimi me te fokusuar që mbështet prioritetet kombëtare në mënyrë më të koordinuar dhe më eficente", tha Pollo në fjalën e tij.

Znj. Elisabeth Stam, e ngarkuara me Punë e Ambasadës Suedeze në Tiranë midis të tjerash vlerësoi rolin e Suedisë në reformat që po ndërmerr OKB dhe ky fond sipas saj e vërteton më së miri këtë.

Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara, Gülden Turkoz-Cosslett theksoi se kontributi financiar i siguruar nga qeveria e Suedisë për programin "Një OKB", mbështet prioritetet thelbësore te Zhvillimit në Shqipëri.

Shqipëria u përzgjodh, së bashku me shtatë vende të tjera, për të testuar një program mbarëbotëror të reformimit të OKB-së.

Programi "Një OKB" në Shqipëri u nënshkrua më 24 tetor 2007. Ai ka për qëllim të rrisë impaktin e OKB-së në pesë fusha kryesore: qeveri më transparente dhe më e përgjegjshme; pjesëmarrje më gjithëpërfshirëse në politikat publike dhe vendimmarrje; akses më i gjerë dhe më i paanshëm në shërbimet e nevojës së parë, zhvillim rajonal për të reduktuar pabarazitë dhe zhvillim i qëndrueshëm mjedisor.

Aktualisht po zbatohen shtatë programe të përbashkëta.

b.a/NOA - blerina.ahmetaj@noa.al

KOMENTE