Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Suedi, kryeprokurorja Ina Rama takon homologun e saj Andres Perklev
English

Suedi, kryeprokurorja Ina Rama takon homologun e saj Andres Perklev

Tiranë, 27 nëntor NOA - Prokurorja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë, Ina Rama, po zhvillon një vizitë pune në Suedi nga data 25 deri më 27 Nëntor 2009.

Vizita kryhet në kuadër të presidencës së radhës të Bashkimit Evropian në kuadër të procesit të integrimit dhe shkëmbimit të informacionit mes dy vendeve për bërjen sa më efikas të funksionit të shtetit ligjor .

Kryeprokurorja, Ina Rama u prit në takim nga Drejtori u Divizionit për çështjet e Evropës, Lart Ëahlund dhe përfaqësues të tjerë të Ministrisë së Jashtme Suedeze.

Në takim u diskutuan çështje kyçe për procesin e integrimit të Shqipërisë, dhe zbatimin e konventave të Kombeve të Bashkuara në luftë kundër korrupsionit në Shqipëri.

Më pas Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama ka zhvilluar një takim me homologun e saj të Suedisë, Andres Perklev dhe drejtues të tjerë të prokurorisë, të krimit të organizuar dhe Njësisë antikorrupsion, ku janë trajtuar çështje me interes reciprok.

Në takimin mes Kryeprokurores, Ina Rama dhe homologut, Andres Perklev është venë theksi në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit për çështje konkrete, në të cilat janë përfshire të dy palët autoritetet Shqiptare dhe ato Suedeze.

k.k/NOA

KOMENTE