Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Sot dita, kur u trondit përfundimisht i sëmuri i Bosforit
English

Berisha: Sot dita, kur u trondit përfundimisht i sëmuri i Bosforit

Kryeministri zhvillon homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, me rastin e 28 Nëntorit: "Sot, flamuri i Skënderbeut, flamuri për të cilin luftuan qindra e mijëra luftëtarë për Shqipërinë të pavarur dhe për të cilin mijëra djem e vajza shqiptare ranë në Luftën e Dytë Botërore për çlirimin e vendit, valëvitet krenar në selinë e NATO-s dhe ecën krenar dhe i sigurt drejt flamurit të BE-së"

Tiranë, 28 Nëntor NOA - Kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, me rastin e 28 Nëntorit, duke nderuar kujtimin dhe veprën e martirëve të kombit dhe gjithë patriotëve shqiptarë.

Të pranishëm në këto homazhe përkujtimore ishin edhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, personalitete të tjerë, pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve dhe të të rënëve, etj.

Kryeministri vendosi një kurorë lule dhe bëri homazhe pranë Memorialit "Nënë Shqipëri".

Berisha shprehu nderimin më të madh për të gjithë të rënët, duke vlerësuar se, sot është ditëlindja e kombit, është dita e nderimit më të madh për Ismail Qemalin dhe burrat e mëdhenj të kombit, që themeluan Shqipërinë e pavarur, pas përpjekjesh të mëdha dhjetëra vjeçare, në vitin 1912, në Vlorë.

"Sot është dita e nderimit të madh dhe përuljes me nderimin më të madh ndaj qindra e mijëra luftëtarëve shqiptarë, në veçanti, të kryengritjeve gjigande të Kosovës, të cilat tronditën përfundimisht të sëmurin e Bosforit dhe bënë të mundur pavarësisë e Shqipërisë", tha Kryeministri.

Ai theksoi më tej se asgjë nuk mund të errësojë këtë faqe të ndritur të historisë. "Ata të cilët shkelmuan idealet e tyre dhe vendosën në Shqipërinë e pasluftës regjimin më barbar që kohërat kanë njohur, kanë përfunduar në koshin e plehrave të historisë, ndërsa luftëtarët e lirisë, shokët e shoqet e tyre që u martirizuan në luftë, janë dhe do të mbeten të nderuar për jetë, për sakrificën dhe kontributin e tyre", vijoi ai.

Më tej, Kryeministri vuri në dukje se të gjithë kremtojnë festën e madhe të kombit, ditëlindjen e kombit, kremtojnë heroizmin, luftën, përpjekjen e shqiptarëve në Luftën e Dytë Botërore, më të lirë, më krenarë se kurrë në historinë tonë.

"Flamuri i Skënderbeut, flamuri për të cilin luftuan qindra e mijëra luftëtarë shqiptarë në kryengritjet e mëdha dhe që bënë Shqipërinë të pavarur, flamuri për të cilin mijëra e mijëra djem e vajza shqiptare ranë në Luftën e Dytë Botërore, valëvitet krenar në selinë e Aleancës së Atlantikut të Veriut, aleancës më të fuqishme të kohërave, ecën krenar dhe i sigurt drejt flamurit të Bashkimit Europian. Pra, sot kemi njëmijë e një arsye për t'u shprehur atyre që sakrifikuan për këto ditë, nderimet më të mëdha", tha Kryeministri.

Gjithashtu, Kryeministri nënvizoi se shqiptarët kremtojnë ditën e pavarësisë dhe të çlirimit, në prag të 8 dhjetorit. "8 dhjetori ishte dita tjetër e madhe e lirisë, e cila bëri të mundur që ne të rifitojmë lirinë, dinjitetin, dita që shembi Murin e Berlinit në Tiranë, dita që hapi dyert e një marshimi fitimtar të shqiptarëve drejt NATO-s, drejt BE-së, drejt një të ardhmeje të shkëlqyer. Zoti e bekoftë flamurin dhe kombin tonë", u shpreh Kryeministri Berisha.

e.r/NOA

KOMENTE