Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Java e modës në Shqipëri, mungojnë një sërë emrash stilistësh të konsoliduar
English

Java e modës në Shqipëri, mungojnë një sërë emrash stilistësh të konsoliduar

Nga Milena Selimi

Tiranë, 28 Nëntor NOA - Ka nisur mbrëmë në Tiranë "Albania Fashion Week", aktiviteti tashmë i përvitshëm, që zhvillohet nga Dhoma Kombëtare e Modës Shqiptare.

Aktiviteti mbahet deri nesër më 27-29 nëntor në bukurinë dhe elegancën e ambienteve të hotel Sheraton dhe pretendon të sjellë modelet e reja të veshjeve, realizuar nga stilistë shqiptarë.

Nga informacionet paraprake duket se mungojnë një sërë emrash stilistësh, të cilët tashmë kanë konsoliduar stil, elegancë dhe sharm në veshjet e krijuara.

Nuk janë prezentë Ardi Asllani, Mirela Nurçe, Enada At'Nikolla, Anila Zajmi, etj.

Arsyet e mospjesëmarrjes së tyre, znj. Diana Cekodhima, Presidente e Dhomës Kombëtare të Modës i shpjegon thjesht me "mosarritjen në kohë me koleksionet e stinës'.

Presidentja nuk harron t'u tërheqë vëmendjen stilistëve të njohur për ‘mosangazhim në këtë aktivitet të rëndësishëm të modës shqiptare'.

Duket se edhe fusha e modës ka filluar të ndryshojë rregullat e pranimit, pasi sipas saj 'sivjet prioritet do të kenë emrat e rinj shqiptarë të stilimit.

Studentë të Institutit të Modës "Burgo" do të jenë prezent me punimet e tyre më të mira të veshjeve.

Në këto ditë do të prezantohet Stamatina Stefani, një stiliste e njohur në Greqi.' Stefani shfaq për publikun shqiptar një gamë të gjerë veshjes speciale duke filluar nga ato për fëmijë, tendencat e fundit për moshat rinore, gruan në karrierë, etj.

m.s/e.r/NOA milena.selimi@noa.al

Më shumë foto, te Galeria

KOMENTE