English

Xhaçka: Pushtetarët në sulm ndaj opozitës duke përsëritur shpifjet e Saliut

Tiranë, 28 Nëntor NOA - Ashpërsohet edhe më shumë gjuha politike pasi një lumë deklaratash dhe kundërdeklaratash plasën edhe sot, në ditën e festës kombëtare, në kuadrin e akuzave të Berishës për Edi Ramën dhe familjen e tij.

Pak orë pasi kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Astrit Patozi doli me deklarata të ngjashme për familjen Rama, ka reaguar Olta Xhaçka, deputete e Partisë Socialiste.

"Shikojini o popull si janë turrur pushtetarët në sulm ndaj opozitës duke përsëritur si papagaj të hallakatur fjalët e Çafkës që kemi kryeministër", - ishte reagimi i Xhaçkës.

Kurse shtoi: "I turr drejt nesh frika e madhe që e xhindos hajdutin e kapur me presh në duar dhe e gënjen mendja të gjorin Sali me patozët e tij se do e fshehin pas malit të shpifjeve të vërtetën që mbajnë peng në kuti! Asgjë nuk e ndal opozitën në të drejtën e saj, jo më Çafka Sali me papagajtë e tij".

e.r/NOA - Lexoni si erdhi reagimi për Patozin: Patozi: Rama, nga Vlora, infektoi festën kombëtare me virusin punist-mafioz

KOMENTE