Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Populli shkarkon kryeministrin se mungoi pa leje në mbledhjen e qeverisë
English

Populli shkarkon kryeministrin se mungoi pa leje në mbledhjen e qeverisë

Vanuatu, 29 Nëntor NOA - Autoritetet në ishullin Vanuatu kanë komanduar sot një kryeministër të ri, një ditë pasi shkarkuan nga detyra atë ekzistues sepse nuk kishte marrë leje për mungesën e tij në mbledhje qeverie.

Ngjarja e rrallë ka ndodhur në ishullin e vogël të Oqeanit Paqësor, Vanuatu, i populluar nga disa dhjetëra mijë banorë, të cilët sikundër shihni dhe në foto, në një pjesë të mirë, jetojnë ende si në vitet e largëta të xhunglës.

Kryeministri i ishullit të vogël në Paqësor, Vanuatu, ka mbetur pa punë, për shkak se kishte harruar të linte një njoftim justifikues të shkruar për mungesën e tij.

Edward Natapei sikundër raportohet nga "Telegraf" ka munguar në tri mbledhje, ndërsa kishte harruar t'i tregonte kryesuesit për mungesën e tij. Natapei kishte shkuar në një udhëtim zyrtar, ndërsa ligji e obligonte atë që të raportonte me shkrim nëse do të mungonte më shumë se 2 mbledhje. Parlamenti i këtij vendi të vogël, menjëherë kishte thirrur seancë të jashtëzakonshme, ndërsa kryeministri më të marrë vesh se kabineti i tij kishte harruar rregullin për 3 mungesa, ishte nisur me urgjencë drejtë shtëpisë së tij nga Trinidadi e Tobago. Deri në zgjedhjen e kryeministrit të ri, javën e ardhshme, Vanuatu do të ketë një kryeministër të përkohshëm.

e.r/NOA

Â

KOMENTE