English

Gripi i derrave, shkon në 22 numri i viktimave në Serbi

Serbi, 30 nëntor NOA - Shkon në 22 numri i viktimave nga gripi i derrave në Serbi.

Serbia është alarmuar nga rastet e shumta të personave të prekur nga virusi A/H1N1 ndërsa deri më tani numërohen 22 viktima nga ky virus.

Autoritetet shëndetësore të Serbisë kanë marrë masa për përballimin e fluksit të personave që paraqiten me simptomat e këtij virusi ndërsa analizat kanë identifikuar me dhjetëra raste të prekur nga gripi i derrave madje janë numëruar edhe të vdekur.

Ndërkohë që gripi i derrave ka shkaktuar më shumë se 120 viktima në Turqi, ku numri i të prekurve është disa herë më i madh.

k.k/NOA

KOMENTE