English

Kategoria Superiore: Tirana fiton në Vlorë, ndjek hapin e kryesuesve

Tiranë, 30 Nëntor NOA - Përfunduan ndeshjet e Kategorisë Superiore, me fitoren që shënoi Tirana, 2-0, ndaj Flamurtarit të Vlorës.

Në stadiumin "Flamurtari" të Vlorës, ndeshja mbyllëse e javës së 12-të është mbyllur me fitoren e kampionëve në fuqi, të cilët ndjekin Dinamon dhe Besën, në krye të klasifikimit.

Bardheblutë i shënuan të dy gola në pjesën e dytë të ndeshjes, me anë të Jetmir Sefajt, vetëm shtatë minuta

pas fillimit të 45 minutave të dyta dhe në minutën e fundit të ndeshjes, Julian Ahmataj, që e kishte nisur nga stoli këtë takim, realizoi golin e dytë.

Tirana ndoqi hapin pozitiv të Dinamos dhe të Besës, ekipe që kishin fituar ndeshjet e tyre respektive, përkatësisht ndaj Kastriotit dhe Vllaznisë.

Besa fitoi bujshëm në Shkodër, me rezultatin 3-2, ndaj Vllaznisë vendase, duke mbajtur të palëkundur vendin e dytë.

Edhe Apolonia fitoi një ditë më parë me Teutën në Durrës, kështu që ndeshjet e javës së fundit nuk i kanë ndryshuar pozitat e skuadrave, në krye të klasifikimit.

Dinamo kryeson me 32 pikë, e ndjekur nga Besa që ka 22 pikë dhe Tirana vjen pas tyre, në kuotën e 20 pikëve.

e.l/NOA

KOMENTE