Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Korçë, maskat grabisin kazinonë, policia: Autorët dyshohet se janë punonjësit
English

Korçë, "maskat" grabisin kazinonë, policia: Autorët dyshohet se janë punonjësit

Korçë, 30 nëntor NOA - Të armatosur dhe me maska grabisin kazinonë ku ishin të punësuar.

Ngjarja ndodhi mbrëmë në lagjen nr,15 në Korçë, kur tre persona dy mes të cilëve ishin punonjës të pikës së lojërave të fatit "Admiral Club" e kanë grabitur atë duke terrorizuar kolegët e tyre me armë.

Burime nga policia thanë se autorët e dyshuar të kësaj grabitjeje janë dy vëllezërit Leonard dhe Endri Bostanxhi të moshës 40 dhe 34-vjeç, ky i fundit ishte punonjës sigurie të kjo kazino si dhe Kostika Simaku punonjës në këtë pikë lojërash fati.

Sipas policisë dyshohet se tre personat kanë planifikuar grabitjen e kazinosë ndërmjet tyre dhe më pas kanë vendosur të ndërhyjnë në orët e mbrëmjes së datës 29 nëntor.

Dyshohet se Leonard Bostanxhi i maskuar dhe me një armë zjarri në dorë ka hyrë në lokalin e lojërave të fatit "Admiral Club" dhe duke terrorizuar punonjësit ka mundur të vjedhë një sasi prej 230 000 lekë të reja.

Bostanxhi dyshohet të jetë ndihmuar nga vëllai i tij dhe një punonjës tjetër i kazinosë pikërisht nga Kostika Simaku.

Pasi ka marrë shumën e parave, autori është larguar me shpejtësi ndërsa punonjësit e kazinosë lajmëruan menjëherë policinë.

Forca të shumta të policisë së Korçës mbërritën pranë lokalit të lojërave të fatit për të bërë këqyrjen e provave ndërsa morën në pyetje të dëmtuarit për të siguruar të dhënat e autorëve.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se janë dashur vetëm pak orë hetime për të identifikuar dhe kapur autorët e dyshuar.

Dy prej tyre janë punonjës të lokalit të grabitur, të cilët dyshohet se janë dhe ideatorët e kësaj ngjarjeje ndërsa i treti ka qenë protagonisti kryesor duke kryer grabitjen.

Dy vëllezërit Bostanxhi dhe Kostika Simaku akuzohen për veprën penale të "vjedhjes me armë në bashkëpunim".

k.k/NOA

KOMENTE