English

LSI, Kodra-Ramës: Kërkoi falje publike zonjave që ke dhunuar

Tiranë, 30 nëntor NOA FOTO UPDATE - Zëvendësministrja e Punës dhe Nënkryetarja e LSI-së, Filloreta Kodra i ka bërë thirrje sot kreut të opozitës, Edi Rama t'u kërkojë falje grave që ka dhunuar.

"Kryetari i opozitës, Edi Rama, duhet t'u kërkojë falje publike zonjave, të cilat janë përballur direkt me dhunën e tij", tha sot gjatë një konference për shtyp Kodra e cila shtoi se të gjithë shqiptarët janë njohur me faktet e shumta të rënda të bëra publike nga maxhoranca, të cilat përbëjnë një nga faqet e turpit për Edi Ramën, që me heshtjen e tij i ka vërtetuar e pranuar plotësisht ato.

"Rama duhet të heqë dorë edhe nga psikologjia e dhunës ndaj ligjit e institucioneve që po injekton në shoqërinë e politikën shqiptare, duke u bërë frymëzues i rrezikshëm i një vije politike punisto- mafioze, të cilën shqiptarët e kanë flakur tej që pas instalimit të pluralizmit" shtoi Kodra.

Më tej Filloreta Kodra ka folur gjatë konferencës edhe për kërkesën e opozitës për hapjen e kutive ku sipas saj kjo është një kërkesë absurde sepse sipas saj është vetë opozita çertifikuesja e madhe e zgjedhjeve të 28 qershorit, pasi 20 mijë komisionerë socialistë kanë firmosur pa ankesa të gjithë procesin zgjedhor. Madje Kodra theksoi se opozita duhet të vërë në vend nderin e votuesve të nëpërkembur duke i dhënë fund bojkotit dhe të rikthehet në Kuvend.

k.k/NOA

KOMENTE