Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Madrid, protestë nudo kundër peliçeve nga mbrojtësit e të drejtave të kafshëve
English

Madrid, protestë nudo kundër peliçeve nga mbrojtësit e të drejtave të kafshëve

Madrid, 30 nëntor, NOA - Ata janë të shtrirë lakuriq në rrugë, me trupin të mbushur me ngjyrë kuqe, të gjakut fals që dukej se i kishte shtrirë përtokë.

Kjo ka qenë mënyra origjinale e të protestuari që kanë zgjedhur të kryejnë në qendër të kryeqytetit spanjoll mbrojtësit e të drejtave të kafshëve.

Organizatorët e "AnimaNaturalis" protestuan në këtë mënyrë kundër industrisë së leshit dhe peliçeve duke mbetur të shtrirë në sheshin më të famshëm në Madrid për rreth njëzet minuta, pavarësisht nga i ftohti dhe shiu kanosës.

"Qëllimi i ngjarjes është t'i bësh njerëzit të kuptojnë se kafsha nuk është veshja e fshehur nën elegancën e saj, por një akt mizor dhe egoist", thuhej në një deklaratë të kësaj orgabizate.

Duke shtuar se sot njerëzit mund të vishen edhe me materiale të tjera, pa qenë nevoja të vriten kafshë të gjora.

"Mos harrojmë se kafshët e dënuara për t'u bërë mantele e peliçe, e kalojnë tërë jetën e tyre të mbyllur në kafaze të vogla të pista", pohojnë të rebeluar protestuesit.

n.e/NOA

Â

KOMENTE