Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dita Botërore e AIDS, në Shqipëri rezultojnë të prekur rreth 300 persona, të tjerë fshihen
English

Dita Botërore e AIDS, në Shqipëri rezultojnë të prekur rreth 300 persona, të tjerë fshihen

Tiranë, 1 dhjetor, NOA - Dita Botërore e AIDS, e ashtuquajtura ‘sëmundja e shekullit' e gjen Shqipërinë me një nivel në rritje të prekjes së popullatës prej saj.

Deri tani, numri i deklaruar i të prekurve rezulton të jetë rreth 300, por specialistët e shëndetit dyshojnë dhe për mjaft prekur me virusin HIV, ende të padeklaruar zyrtarisht.

Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, vetëm në tre muajt e parë të këtij viti, është konstatuar një rritje me 10 persona i atyre që kanë rezultuar të infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse, AIDS.

Megjithëse Shqipëria është një vend me prevalencë të ulët, krahasuar me vendet e tjera Evropiane, gjithsesi shifrat tregojnë për një rritje të numrit të të infektuarve në krahasim me një vit më parë.

Përgjithësisht, rreth 60% të raste, infeksionin e kanë marrë jashtë vendit, kurse pjesa tjetër brenda.

Ndërkaq, problem mbetet pamjaftueshmëria që ka vendi ynë për gjak, gjë e cila ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e tij, çka do të thotë se për aq kohë sa numri i dhuruesve vullnetarë do të jetë i ulët edhe gjaku është i pasigurt për qytetarët.

Në një raport të Kombeve të Bashkuara, paralajmërohet se Evropa Lindore dhe Azia Qendrore janë të vetmet rajone në botë ku shkalla e përhapjes së HIV ende po vazhdon të rritet. Raporti thotë se rreth 110 mijë njerëz tjerë janë infektuar me HIV në vitin 2008, duke e çuar në 1.5 milionë numrin e përgjithshëm në Evropën Lindore dhe Azi, krahasuar me 900 mijë sa ishte në vitin 2001.

n.e/NOA

Â

KOMENTE