Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Garë e fortë për të rrëmbyer sa më shumë Oscar
English

Garë e fortë për të rrëmbyer sa më shumë "Oscar"

Tre muaj kanë mbetur para se të jepen shpërblimet Oscar në Los Angeles dhe shenjat e para sugjerojnë se do të jetë një prej garave më të hapura që shumë vite

Në të vërtetë, Akademia e Arteve filmike dhe Shkencave duket të ketë parashikuar këtë duke e zgjeruar kategorinë për filmin më të mirë në dhjetë filma, përkundër pesë të zakonshmëve. Për më tepër ky nuk është ndryshimi i vetëm. Për të mos u përputhur me Lojërat Olimpike Dimërore në Vancouver, Oscar-ët e vitit 2010 do të mbahen dy javë më vonë sesa kanë qenë sivjet. Gjithashtu do të ketë jo një por dy prezantues, komediani Steve Martin do t'i ndajë detyrat e prezantimit me aktorin Alec Baldëin. Nominimet e Oscar-it për vitin 2010 nuk do të bëhen të ditura para 2 shkurtit. Megjithëse, tashme ekspertët e industrisë po identifikojnë garuesit e mundshëm. Këtu, atëherë, është një numër i yjeve, filmave dhe filmbërësve, për të cilët ne mendojmë se do të flitet më shumë gjatë javëve dhe muajve në vijim. Filmi më i mirë Duhet të ktheheni prapa në vitin 1944 kur për herë të fundit dhjetë filma janë paraqitur për çmimin Oscar për filmin më të mirë. Në atë rast Casablanca kishte fituar çmimin, duke marrë shpërblime shtesë për regjisorin dhe tre skenaristët. Megjithatë, vendimi për të zgjeruar fushën prapë ka të bëjë më pak me njohjen e më shumë filmave sesa me tërheqjen e një audience më të gjerë. Pritet, për shembull, se filmi i njohur Star Trek i JJ Abrams do të gjejë vend në mesin e optimistëve të këtij viti. ‘Blockbuster-i' ambicioz 3D i regjisorit James Cameron ‘Avatar' mund të paraqitet gjithashtu, sikurse edhe ‘District 9' - një aventurë fantastiko-shkencore rreth alienëve si insekte që bëhen refugjatë në tokë - si një bast i jashtëm. Hiqeni filmin ‘District 9' dhe do të keni një pretendues tjetër të mundshëm - Nine, versioni në ekran të madh i muzikalit të Broadway-t i frymëzuar nga filmi fitues i Oscar-it në vitin 1963 "8 1/2" i Federico Fellini-t. Regjisori Rob Marshall ka disa shikime paraprake në këtë departament, duke e drejtuar ‘Chicago' - një tjetër transferim i skenës në ekran - drejt çmimit Oscar për fotografinë më të mirë në vitin 2003. Clint Eastwood është bërë garues i rregullt në natën e Oscar-it dhe është e sigurt se do të jetë në garë prapë me filmin sportiv ‘Invictus'. Drama - ashtu sikurse District 9 - është e vendosur në Afrikën e Jugut dhe flet për atë se si presidenti Nelson Mandela e ka bashkuar vendin prapa ekipit të rugby-it fitues të Kupës së Botës në vitin 1995. ‘The Hurt Locker', drama e Kathryn Bigelow rreth tre ekspertëve për heqjen e bombave të stacionuar në Irak, është duke prodhuar gumëzhima pozitive të shumta. Disa ekspertë optimistë gjithashtu po e përmendin një tjetër, më tepër film i ndryshëm i luftës si garues për filmin më të mirë - ‘Inglourious Basterds', filmi epik i shkëlqyer i regjisorit Quentin Tarantino rreth komandove në Francën e pushtuar nga nazistët. Një bast më i sigurt mund të jetë filmi ‘Precious', rrëfimi i një studenti të shkollës ës lartë që përballet me obezitetin, analfabetizmin, shtatzëninë e paligjshme dhe abuzimin seksual. Jo më pak torturues është ‘The Road', një adaptim i romanit post-apokaliptik të autorit Cormac McCarthy që mund të futet në listën e dhjetë filmave pretendues. McCarthy, siç mund ta dini, gjithashtu e ka shkruar ‘No Country for Old Men', librin që e kanë adaptuar Joel dhe Ethan Coen në një hit fitues të çmimit Oscar. Coen-ët janë kthyer këtë vit me filmin ‘A Serious Man', një komedi dramë e bazuar në fëmijërinë e tyre në Minneapolis, Minnesota. ‘The Lovely Bones', adaptimi që Peter Jackson i ka bërë romanit të Alice Sebold rreth një fëmije të vrarë, është një vepër tjetër e frymëzuar nga libri që mund të hyjë në listën e ngushtë. Dhe ‘Up' i Pixar, i cili pritet të fitojë Oscar për filmin më të mirë të animuar, disa po presin se do të jetë edhe në kategorinë për filmin më të mirë. Aktori më i mirë Për shumë vite, Morgan Freeman ka luftuar ta kthejë në film autobiografinë e Nelson Mandela-s ‘The Long Walk Home'. Fakti se ai përfundimisht do ta luajë ikonën e Afrikës së Jugut në filmin ‘Invictus' mund t'i japë konsideratë nga anëtarët e falshëm sentimentalë të akademisë. George Clooney kishte mbetur pa Oscar për aktorin më të mirë vitin e kaluar kur Daniel Day-Lewis e kishte mundur atë për çmimin e lakmueshëm. Performansat përkatëse të tyre në komedinë romantike ‘Up in the Air' dhe të lartpërmendurin ‘Nine' kanë hapur mundësinë e një rindeshjeje. Çuditshëm, Viggo Mortensen gjithashtu ishte nominuar atë vit dhe mund të nominohet edhe këtë vit për ‘The Road'. Edhe Colin Firth konsiderohet të jetë një garues i fortë për rolin e tij në filmin ‘A Single Man'. Të nominuarit tjerë të mundshëm janë Matt Damon, performancat e të cilit në filmin ‘The Informant!' dhe si kapiten i ekipit të rugby-t të Afrikës së Jugut Francois Pienaar në mënyrë të besueshme mund ta shohim në të dy kategoritë, për aktorin më të mirë dhe për aktorin më të mirë mbështetës. Ka shans që Jeff Bridges mund gjithashtu të paraqitet me rolin e tij si këngëtar pijanec i muzikës country në filmin ‘Crazy Heart'. Aktorja më e mirë Shkurtin e kaluar Kate Winslet mori këtë çmim për portretizimin e saj si ish roje e kampit të përqendrimit në filmin ‘The Reader'. Dhe shenjat e hershme tregojnë se shanset më të mira të Britanisë për sukses të Oscar-it për 2010 gjithashtu do të gjinden në këtë kategori të nxehtë. Dame Helen Mirren, e cila e ka marrë këtë çmim në vitin 2007 për ‘The Queen', është përmendur se do të garojë prapë me rolin e saj si grua e gjallë e Tolstoy-t në filmin ‘The Last Station'. Carey Mulligan, performanca e së cilës si vajzë e shkollës në vitet e gjashtëdhjeta në ‘An Education', është lavdëruar në të dy anët e Atlantikut. Abbie Cornish nga Australia mund të ketë gjithashtu një nominim për rolin e saj si fqinje e John Keats në dramën periodike ‘Bright Star'. Gabourey Sidibe, ylli i filmit ‘Precious', është një talent tjetër i freskët që mund të pranohet. E nominuar vazhdimisht për Oscar, Meryl Streep, sigurisht se mund të nominohet për ndonjë çmim për të cilin ajo është nominuar dymbëdhjetë herë. (*) BBC

KOMENTE