English

Lidhja e Gruas së Ballit Kombëtar Demokrat: Të ndalet degradimi i familjes

Tiranë, 1 dhjetor, NOA - Lidhja e Gruas së Ballit Kombëtar Demokrat me anë të një deklarate për shtyp ka dënuar aktin e degradimit të familjes shqiptare.

"E ndjekim me indinjatë debatin politik shqiptar të cilin opozita e majtë e ka degraduar në një sulm të pastër marksist kundër familjes si institucion", thuhet në këtë deklaratë.

Duke shtuar se dhuna ndaj familjes ka histori të gjatë në Shqipëri dhe se ajo nis me ardhjen e të majtës në pushtet.

"Pas Luftës së Dytë Botërore u shkatërruan familjet më të shquara shqiptare. Nga vrasjet, burgimet dhe internimet nuk shpëtuan as gratë dhe fëmijët", citojnë drejtuesit e kësaj Lidhje.

Duke shtuar më pas se duhet të përfundojnë sulmet totale kundër familjes tradicionale shqiptare.

E duke kaluar më pas në kërkesat politike të opozitës, ky organizëm pohon se kërkesa e opozitës për hapjen e kutive është thjesht një mashtrim.

"Ata duan të vinë në pushtet siç kanë ardhur gjithmonë, me dhunë. Kjo është arsyeja pse e shpikën pretekstin e hapjes së kutive", thuhet në deklaratën e Lidhjes së Gruas së Ballit Kombëtar Demokrat.

Në fund, ajo u ka bërë thirrje aleatëve të saj që të ndihmojnë për dekomunistizimin e shoqërisë.

n.e/NOA

KOMENTE